web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i LSI përgjigje urgjente Tahirin e Veliajt/Cili është fundi i makinave me një timon

31 Maj 2017, 11:07, Aktualitet CNA

Kreu i LSI, Petrit Vasili, iu është përgjigjur në mënyrë urgjente socialistëve Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj, të cilët sulmuan sot LSI, duke thënë se nuk mund të ketë më makinë me dy timonë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se këto teorira i ka dëgjuar në 1994-ën, ndërsa shtoi se fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë.

?Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994?, shkruan Vasili./CityNews





Lajmet e fundit nga