web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Atentat kamikaz ambasadave/ 15 të vrarë, 300 të plagosur

31 Maj 2017, 10:19, Aktualitet CNA

Një sulm i tipiti kamikaz ka ndodhur sot, duke shkaktuar viktima në njerëz dhe dëmtime materiale. Sipas burimeve mediatike të konfirmuara edhe zyrtarisht, shpërthimi i një makine bombë ka vrarë, siç raportohet nga hetimet e para, më së paku pesëmbëdhjetë persona dhe ka plagosur më shumë se treqind të tjerë. Ngjarja e rendë terroriste ka ndohur në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, në një orë kur lëvizja e njerëzve nëpër rugë është në kulmin e saj, në një pjesë të ngarkuar të kryeqytetit  ku janë të vendosura shumica e ambasadave të huaja, por edhe departamente qeveritare.

Zëdhënësi i policisë, Basir Mujahid, ka thënë se shumë persona janë vrarë dhe plagosur afër hyrjes së Ambasadës Gjermane.?Ishte një makinë- bombë e vendosur në afërsi të Ambasadës gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë?, ka thënë Mujahid, ndërsa homologu i tij, Najib Danish, zëvendësi i zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, ka konfirmuar se rreth pesë persona janë vrarë dhe se shpërthimi ka qenë aq i madh sa që tridhjetë automjete janë shkatërruar apo dëmtuar.

Po gjatë mëngjesit të sotëm, Reuters raporton se është sulmuar edhe ndërtesa e Ambasadës franceze në Kabul, duke i shkaktuar dëme të mëdha, por nuk raportohet ende për viktima.Burime të Reutersit kanë thënë se ende nuk dihet nëse viktimat e sulmit pranë Ambasadës gjermane kanë qenë shtetas gjermanë apo jo. Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin./Citynews





Lajmet e fundit nga