Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dështimi spektakolar i Lulzim Bashës për të përmbushur qoftë edhe një nga objektivat që premtoi në çadër nuk është krejtësisht faji i tij. Nëse “Republika e re” dështoi të krijojë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ajo përdhosi premtimin për të vënë qytetarin në qendër, nëse ajo ra pre e kulisave tipike për kastën e vjetër dhe i mori vendimet në dhomat e mbyllura të pushtetit, mëkati nuk mund të hidhet vetëm mbi flamurtarin e saj.
Po të kthesh pak kokën pas dhe të kujtosh të gjitha lëvizjet “antisistem” që kanë marrë hov në Shqipëri, do të shohësh se ato përherë kanë dështuar me turp.
Analiza e shpejtë e tyre tregon se, njëra pas tjetrës, kanë shërbyer vetëm si mjete mashtruse për të marrë pushtetin dhe aspak si aspirata për të mbërritur tek qëllimet që kanë shpallur.
Kështu ndodhi që në fillim të viteve 2000 me “katharsisin” e famshëm të Nanos. Ish lideri i PS u ngrit në atë kohë kundër kryeministrit të partisë së tij, Ilir Meta, me flamurin e luftës anti korrupsion, me pretendimin se duhej luftuar nepotizmi dhe tribalizmi. Në qendër të lëvizjes së tij, u vu beteja për demokratizimimin e jetës së brendëshme të partive tona, mosmbytja e zërit të antarësisë në gjirin e tyre, pra shkurt një mjedis politik më i pastër dhe më i shëndetshëm.
Por, kur kjo lëvizje rrëzoi Metën dhe solli vetë Nanon në pushtet, të gjitha vlerat e saj u hodhën në kosh. Kryeministri i “katharsisit” qeverisi për të pasuruar familjen e tij, u bë një despot i banal dhe u largua nga dera e vogël e historisë si një shkërdhatokrat i rëndomtë.
E njëjta fabul u përsërit edhe pesë vite më pas me Berishën. Ai mori pushtetin Nanos përmes propogandimit të “duarve të pastra” dhe si garanti i denoncimit të “ansamblit babëzia”. Por shpejt, shumë shpejt, ai u mund nga një babëzi tjetër, ajo e familjarëve të vet dhe arriti deri aty sa urdhëroi vrasje për të mbrojtur nderin e hajdutëve të pushtetit.
Në 2013 Rama shpiku “Rilindjen”. Ai u bë idhëtari i një filozofie të re, ku një sistem perfekt do të përmirësonte edhe njerëzit mëkatarë të së djeshmes. Ai premtoi se do t’i jepte fund historisë së vjedhjes së votave për të vjedhur më pas Shqipërinë dhe vjedhjes së Shqipërisë, si mënyrë për të vazhduar të qëndrosh në pushtet. Por, sapo hyri në zyrën e qeverisë ai harroi gjithçka. Ai rifilloi të qeverisë me të gjitha plehërat politike, financiare dhe mediatike të regjimit të vjetër duke lëpirë me një të rënë të gjuhës çdo gjë që kishte pështyrë për tetë vite opozitë.
Këtë fabul përsëriti edhe Lulzim Basha me “Republikën e re”. Por sapo iu ofrua pak pushtet, pak marrëveshje në kulisa, pak ndarje e tortës në dhoma të fshehta dhe kokë më kokë, ai i dorëzoi vlerat e propoganduara në çadër. Dhe për këtë faji nuk është vetëm i tij. Edhe njëherë akoma ai u soll si bir i denjë i republikës së vjetër me të cilën është mëkuar dhe nga e cila nuk shkëputet dot.
Kjo histori që përsëritet, kjo pafuqi për t’u ndarë nga një sistem i kalbur, duhet të na shërbejë si një histori për të na hapur sytë. Ajo duhet të na ndihmojë për të kuptuar se liderët tanë, me radhë, kur janë në opozitë, nuk është se nuk i njohin plagët e shoqërisë. Ata e vënë gishtin mbi problemet reale të vendit, dinë t’i identifikojnë ato, dinë të flasin gjuhën që duan të dëgjojnë qytetarët dhe të njësohen me shqetësimet e tyre. Kështu bënë me radhë Nanoi me katharsisin, Berisha me “duart e pastra” apo Rama me Rilindjen.
E keqja është kur ata marrin pushtetin. Kur aty dështojnë të ngrihen mbi sistemin që i mban peng, mbi kastën që i korrupton, mbi oligarkinë që i shndërron në kukulla të saj.
Lulzim Basha ishte i fundit qe dëshmoi se nuk shkon dot më larg se kjo traditë. Prandaj për këto zgjedhje, jo vetëm për faj të tij, ai nuk përbën më një alternativë. Të gjithë tashmë e dinë se ai do të sillet si pararadhësit, që propogadojnë fabula të bukura kur janë larg pushtetit, por i përdhosin ato sapo e akaparojnë atë.
Po atëhere çfarë duhet bërë? Për kë duhet votuar në 25 qershor? Kush është këtë radhë zgjedhja e së keqes më të vogël?
Fatkeqësisht, historia e shkurtër e renditur më sipër nuk të ofron asnjë alternativë. Ajo të heq edhe shpresën për një zgjidhje nga halli. Ajo dëshmon se partitë tona tradicioanale, edhe pak më majtas edhe pak më djathtas qofshin, nuk janë në gjendje të prodhojnë veçse të njëtin produkt. Ato nuk mund të ofrojnë më shumë sesa modeli i politikanëve që kur janë në opozitë flasin ndershmërisht, por që kur vijnë në pushtet sillen poshtërsisht.
Prandaj, në 25 qershor, cilido që rrefuzon të provojë një gjellë të ngjashme, ka vetëm një shpresë. Të bëjë të njëjtën gjë me ata mjëra shqiptarë që të demoralizuar mbledhin plaçkat dhe braktisin vendin për t’u arratisur drejt perëndimit. Në pamundësi të kësaj ne duhet të braktisim kutitë e votimit. Këto zgjedhje nuk meritojnë më shumë sesa bojkotin. Për t’i dhënë të kuptojnë dy partive të mëdha, se ato nuk e luajnë dot më farsën demokratike, ku rotacioni nuk sjell asnjëherë ndryshim; Se ato e kanë humbur shancin për të krijuar shpresë edhe nëse këmbejnë vendet në pushtet dhe nëse, me keq akoma, e ndajnë atë me pazar. Prandaj këto zgjedhje duhen dënuar me bojkot. Ose në rastin më të mirë, për ndonjë optimist të pandreqshëm, në to duhet provuar shpresa e vakët e partive të reja./lapsi.al
Artan Lame ka dorëzuar sot zyrtarisht postin e drejtorit të ...
Dje mediat afër Edi Ramës dhe të sponsorizuara prej tij fill...
Shtatë punonjëse të fabrikës së këpucëve në Krujë janë helmu...
Ministria e Arsimit dhe Sportit po verifikon rastet e përfsh...
Sot Kuvendi i Maqedonisë do të vijoj seancën plenare për kon...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka shpërthyer me...
Dy sulme të veçanta me bombë në rrugët e kryeqytetit irakian...
Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e kod...
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së ka zgjedhur E...
KQZ do të miratojë mesditën e sotme fondin prej 65 milionë l...
Një shqiptare ka humbur prej ditës së hënë në Zvicës. Ngjarj...
Pas debateve me banorët e tjerë në oborr, Danjeli dhe Fotini...
Kompania Asus prezantoi laptopin më të hollë në botë, modeli...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 31 maj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur nj...
Nuk e kishim menduar kurrë, por një nga shefat më të njohur ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një bi...
Debati për listat e Partisë Demokratike, brenda të cilave Lu...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg një punon...
Do jeni tej mase kritike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dit...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...