web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvizja shqiptare "Besa" nuk voton qeverinë e Zoran Zaevit

31 Maj 2017, 07:59, Aktualitet CNA

Sot Kuvendi i Maqedonisë do të vijoj seancën plenare për konsituimin e qeverisë së re të Zoran Zaevit, ndërkohë që mediat maqedone në gjuhën shqipe njoftojnë se partia shqiptare BESA pritet që të mos e votojë këtë qeveri të përbërë nga partitë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Së bashku me këtë lajm, “tetova sot” njofton se Lëvizja BESA pritet që organet partiake të vendosin se a do të japin votën në Kuvend. Por nga ana tjetër, burime partiake theksuan se pritet që gjysma e deputetëve ti jap mbështetje simbolike me dy vota, për ti dhënë afat 100 ditësh Qeverisë.

Duke i komentuar propozimet e BDI-së për ministra në kabinetin e ri qeveritar, kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami tha se reformat nuk bëhen kështu, duke e vlerësuar këtë si një shantazh të BDI-së ndaj LSDM-së.

Ai rikujtoi se një vendim i ngjashëm ishte edhe për Kryeparlamentarin, duke shtuar se BDI po e shfrytëzon pozitën për riciklimin e eksponentëve të sajë.

?Nëse Zoran Zaev beson se vetëm që figurat e BDI-së që kanë bashkëqeverisur me Nikolla Gruevskin, e që janë të përfshirë në afera korruptive, nëse këto kuadro janë reformatore, ne jemi të dëshpëruar nga një ofertë e tillë?, tha mes tjerash Kasami.

Numri një i Lëvizjes BESA tha se vështirë që partia e tij do të votojë PRO këtyre kuadrove, duke shtuar se kjo do të duhet të jetë një vendim i organeve të Lëvizjes BESA.





Lajmet e fundit nga