web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha zbulon detyrën e parë si kryeministër/Cili është plani i tij

31 Maj 2017, 09:08, Aktualitet CNA

Nga Konispoli, ku po zhvillon takimin e radhës në kudër të zgjedhjeve të 25 qershorit, lideri i opozitës, Lulzim Basha, hodhi akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama thotë se ekonomia po rritet, por populli nuk e kupton. Ai tha se Shqipëria është më keq, sepse Rama ka shpenzuar paratë për projekte fasadë.

?Politikanet nuk e kuptojne me realitetin e qytetareve te thjeshte. Shihni kyeministrin Rama qe thote se ekonomia po rritet por populli nuk e kupton. Bujqesia eshte braktisur rrogat jane cope cope. Nuk ka fasade qe mbulon deshtimin ekonomik te edi rames. Shqiperia eshte me keq, sepse Rama i ka shpenzuar parate per projekte fasade. Kjo do ndryshoje me mua dhe ekipin tim ne 25 qershor. Detyra ime e pare si kryeminister i ardhshem i republikes se re do jete ekonomia juaj, e familjes tuaj. Kam nje plan ekonomik per të pershpejtuar ritmin e ekonomise. Projekti im ekonomik parashikon subvencione per ekonomine. Tani ai ka shpikur kredine per bujqesine. Si mund te marre fermeri kredi kur e ke rrenuar 4 vite me cmime te rritura te naftes kimikateve etj. 1% e PBB subvencione per fermeret drejtperdrejt pa nipt vetem mbi bazen e punimit te tokes?, deklaroi kreu demokrat./CityNews





Lajmet e fundit nga