web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen qarqet ku do kandidojnë 3 kandidatët e PAA/Duka në Durrës

26 Maj 2017, 20:35, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, arriti mbrëmjen e sotme marrëveshjen me 5 aleatët e saj për lisat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Pjesë e kësaj marëveshjeje është edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. CityNews raprotoi dy ditë më parë për marrëveshjen Basha-Duka, dhe kandidimin e këtij të fundit në siglën e PD.

CityNews njoftoi se PAA do të ketë një vend të sigurt në listën e qarkut të Durrësit, si dhe dy emra të tjerë në vende të diskutueshme. CityNews mësoi se Agron Duka do jetë i pesti në listën e PD në Durrës.

Mbrëmjen e sotme, pas marrëveshjes së arritur me kreun e demokratëve, janë zbardhur dy qarqet e tjera, ku do të jenë dy kandidatët e PAA. Mësohet se njëri prej kandidatëve të PAA do të jetë në qarkun e Fierit dhe tjetri në Tiranë./CityNews

Ekskluzive-Zyrtare/PAA e Dukës do të kandidojë në siglën e PD





Lajmet e fundit nga