web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet marrëveshja/Ku do kandidojnë aleatët e Bashës

26 Maj 2017, 19:20, Aktualitet CNA

Detaje të reja janë zbardhur nga marrëveshja e arritur sot mes liderit të PD, Lulzim Basha, dhe aleatëve të tij politikë. Basha arriti marrëvesje me aleatët mbrëmjen e stme për listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhejt e 25 qershorit.

Mediat kanë bërë të ditur se sipas marrëveshjes Fatmir Mediu i PR-së, Agron Duka i PAA-së dhe Dule i PDNJ-së do të jenë në pozicione fituese në listat e PD-së.

Mësohet se Duka do të ketë një kandidat në Durrës dhe një në Tiranë, ndërsa Fatmir Mediu dy kandidatë që do garojnë nën siglën e PD në qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, Dashmir Shehi i LZHK-s do të garojë në Tiranë, Nard Ndoka do të kandidojë në Shkodër, ndërsa PBDNJ e Dules do ketë një kandidat në Vlore./CityNews





Lajmet e fundit nga