web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nanë Tereza-Rugova-Haradinaj/Trinia e shenjtë e Kosovës evropiane dhe e kombit shqiptar

26 Maj 2017, 17:16, Aktualitet CNA

Në historinë 800 vjeçare të okupimit të Kosovës nga barbarët serbo- otomanë, Kosova më shumë se çdo pjesë tjetër e trojeve Iliro-Arbnore ka derdhur lumenj gjaku për Lirinë, Flamurin Kombëtar, për mbrojtjen e trojeve tona etnike, gjuhës shqipe, traditave ,zakoneve, dokeve të të parëve tanë.

Flaka e lirisë mbeti e ndezur në shekuj në Kosovën Dardane. Ajo përshkruhet shumë bukur në vargjet lapidare të Kadaresë së madh: Shqipëri e sertë. / Bar, borë e dert. /300 kryengritje,/ Në 400 vjet.

Për ta çliruar Kosovën nga okupimi 800 vjeçar nuk mjaftuan çuditërisht as luftrat e udhëhequra nga kryetrimat Dervish Cara, Isa Boletini, Sylejman Vokshi, Idriz Seferi, e të tjerë, dhe as mendja brilante e Pjetër Bogdanit.

Për ta nxjerrë nga skllavëria Kosov?n u desh nj? kombinim fenomenal, siç ndodhi në prag të Mijëvjeçarit të Ri. Beteja për Kosovën tregoj se Zoti kishte pergatitur një mrekulli sui generis.

Në historinë e kombeve, që aspirojn? për liri, Shqiptarëve ju dhuroi një shenjtor, një konstruktor gjenial të Pavarësisë, si Rugova dhe nj? gjeneral strateg të qëndresës së betejave homerike të mishëruara tek djaloshi i ri, Ramush Haradinaj.

Sot, Ati i Pavarësisë së Kosovës, Rugova dhe shpirti i shenjt? i lirisë së saj, Nanë Tereza, që edhe në momentet e fundit të jetës së saj lutej për Kosovën dhe i kërkonte Bill Klintonit: – bëni diçka për kombin tim, janë n? parajsë.

Biri i Pavarwsisë, Ramush Haradinaj, gjenerali më i madh në terrren i cilësuar me të drejtë nga aleanca e lirisë – NATO ka zbritur në betejën elektorale me koalicionin AAK-PDK-Nisma.

Ai do t?iu kërkojë votën burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të cilët i udhëhoqi drejt fitores në betejën epike të çlirimit të Kosovës.

Haradinaj ësht? simboli i kësaj lufte të shenjtë dha pa diskutim modeli i persosur i luftëtarit, i strategut që kombi shqiptar ka nxjerrë në historinë e tij moderne.

Binomi Rugova-Haradinaj apo diplomati e vizionari gjenial në krah t? luanit të qëndresës është një dhuratë që Zoti u dha shqiptarëve n? udhëkryqet e historisë.

Kryetrimi Gjergj Kastrioti pati në krah imzot Pal Engjëllin, diplomatin brilant, i cili i siguroi Arbërisë aleatët m? të fuqishëm të Perëndimit. Strategët e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit patën mbështetjen e mendjendriturve Pashko Vasa e Sami Frashëri. Ideologet e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi patën mbështetjen e tribunëve popullor? Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjon Luli.

Burrat e mëdhenj të kombeve dhe prijësit e lirisë kanë një të veçantë të cilën e posedojnë vetëm gjenitë. Para se të ndahen nga kjo botë pregatisin liderët e t? ardhmes për të përjetësuar e çuar më përpara veprën e tyre në dobi të Atdheut. Kështu ka ndodhur me Gjergj Kastriotin, i cili i besoj Arbërinë e lirinë e saj Lekë Dukagjinit. Me princat e Arbrit, me Balshajt, Topiajt e dinasti të tjera të shquara shqiptare.

Kështu ndodhi dhe në fillimin e këtij Mijëvjeçari te Ri me ?Gandin e Ballkanit?, Rugovën, i cili nominoj për Kryeministër gjeneralin e shquar t? luftës, Ramush Haradinajn.

Haradinajn e emroi de-fakto trashëgimtarë të ri, siç bajnë burr?shtetasit e mëdhenj, duke vënë interesat e larta të atdheut e të kombit mbi ato partiake.

Z Haradinaj sinonim i shpirtit të qëndresës dhe krenarisë kombëtare udh?heq në këto zgjedhje koalicionin e fitimtarëve të betejës për liri përballë taborreve esadiste ,neotitiste, të cilët nuk i kanë dhanë asgjë Kosovës përveçse damkën e shtetarëve më të korruptuar të rajonit të lidhura si oktapod me interesa, pushteti, parash të pista, me segmentet më të zeza e antishqiptare të mafjes serbo-ruse.

Haradinaj, burri që i ka fituar të gjitha betejat do të fitojë thellë këtë betej? elektorale në em?r të të gjithë brezave të shqiptarëve që i dolën zot Atdheut.

Në emër t? stërgjyshërve tanë që themeluan 800 vjet më par? shtetin e Arbërit. Në emër t? Dhimitrit, Progonit e Gjinit, emrin e të cilit e mban me krenari djali i kapedanit shqiptar, Ramushit.

Haradinajn do ta votojnë jo vetëm AAK-PDK-Nisma, por dhe Rugovistët e LDK-së, partisë së themeluar nga Rugova, e cila e emëroi kryeministër. Atë e votojn? për ta shpëtuar LDK e tradhtuar nga shërbëtori i titistëve Isa Mustafa dhe oborrtarët e tij kuislingë që deshën të shesin trojet shqiptare si Esat Pasha për ta mbajtur pushtetin.

Haradinaj e kërkon votën në em?r të Atdheut, për të cilën derdhën gjakun e u flijuan vëllezërit Luani, Shkëlzeni, Enveri, farë e fisi dhe ushtarët e tij trima të cilat i udhëhoqi si Leonidha spartanët në Betejën e Termopileve p?rballë ushtrive perse të Kserksit.

Ramush Haradinaj, ashtu si De Goli, nuk ju shmang betejave, përballjes me ushtrinë e egër të Serbisë, e cila ishte e armatosur gjer në dhambë.

Haradinaj është Garibaldi shqiptar për faktin se duke u përballur me trimëri të pashoqe me perandorinë ushtarake serbo-sllave nën flamurin e kuq t? lirisë jetësoj natyrshëm projektin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve si garancinë më t? madhe historike për të mos u përseritur kurrë më krimet dhe genocidi në kurriz të tyre.

Haradinaj me betej?n titanike për çlirimin e Kosovës i shtoi të tjerë brilantë përkrenares së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).

Por jo vetëm kaq, me triumfin e tij në Hagë dhe në Francë duke çertifikuar kauzën e drejtë të luftës çlirimtare të popullit t? Kosovës lau me ar 24 karatësh emblemën e UÇK-së, që shkëlqente në gjokset e luftëtarëve për të shndritur në shekuj.

Fitorja e Koalicionit të Lirisë ka bekimin e shpirtrave hyjnorë të Nanë Terezës e të Rugovës, të Jasharajve legjendarë, të Komandantit Adem Jashari, të martir?ve të Reçakut, të flamurit kuqezi që valvitet në komandot shqiptare përkrah NATO-s në Irak, Afganistan, Bosnje për lirinë e popujve.

Binomi Rugova-Haradinaj janë emblemë e Kosovës Evropiane dhe vetë Kosova lokomativa e kombit në rrugën drejt bashkimit kombëtar dhe integrimit Euro-Atlantik.

Duke i konsideruar zgjedhjet dhe fitoren e Koalicionit të Lirisë si fondamentale për fatet e kombit Unioni Artistik i Kombit Shqiptar iu ban thirrje qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve të atdheut e luftëtarëve të lirisë, veteranëve, studentëve, mbarë rinisë, patriotëve të të gjitha bindjeve për të cilët është i shenjtë flamuri kuqezi, që ta shndërrojnë Ditën e Zgjedhjeve në një referendum kombëtar dhe përmes votës së lirë t?i japin një fitore plebishitare Aleancës së Lirisë, të udhëhequr nga ikona e patriotizmit, Ramush Haradinaj./Nga Azgan HAKLAJ





Lajmet e fundit nga