web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen emrat që do kryesojnë listat e PD në 12 qarqe/Ja cilët janë

26 Maj 2017, 14:18, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të dorëzojë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë të forcës së tij politike, në 12 qarqe ne vende.

Pasi u informua nga 12 drejtuesit e grupeve të punës me propozimet e strukturave të PD në rrethe, Basha ka filtruar të gjithë emrat për të dalë në një listë finale, që do të dorëzohet sot në KQZ.

Gazeta ?Panorama? ka zbuluar emrat e PD, që sipas kësaj gazete, mund të jenë në krye të 12 qarqeve, si dhe aleatët që do të jenë pjesë e listës.

Por, në fakt ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga PD dhe Basha. Të vetmit deputetë të konfimuar janë të deleguarit e Bashës për filtrin e listave në qarqe, si dhe deputetët e vertingut.

Më poshtë, iu sjellim emrat e plotë të demokratëve, që sipas “panoramës” mund të kryesojnë listat:

Tiranë- Lulzim Basha
Durrës- Oerd Bylykbashi
Shkodër- Edi Paloka
Elbasan- Edmond Spaho
Fier- Arben Ristani
Kukës- Flamur Noka
Vlorë- Enkelejd Alibeaj
Korçë- Genc Pollo/Eno Bozdo
Berat- Fatbardh Kadilli
Gjirokastër- Ylli Asllani/Roland Bejko
Dibër- Gent Strazimiri
Lezhë- Aldo Bumçi

Aleatët
Tiranë- Dashamir Shehi
Shkodër- Nard Ndoka
Fier- Fatmir Mediu





Lajmet e fundit nga