web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO-Trump e shtyu me forcë në Bruksel/Flet për herë të parë kryeministri i Malit të Zi

26 Maj 2017, 12:34, Aktualitet CNA

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviç ka reaguar për herë të parë në lidhje me veprimin që Donald Trump bëri ndaj tij në Bruksel.

Presidenti i SHBA-ve siç do ta shikoni në videon e mëposhtme, ndërkohë që sekretari i përgjithshëm prezantonte selinë e NATO-s e ka shtyrë kryeministrin malazes që të jetë vetë në rendin e parë.

Markoviç ka folur publikisht për këtë gjest, duke e quajtur diçka të bërë pa tendencë, si dhe e ka marrë me sportivitet.

?I kam parë reagimet. Ajo ishte një situatë pa ndonjë tendencë. Nuk e përjetoj në asnjë mënyrë tjetër. Është normale që Presidenti i SHBA-së të jetë në rendin e parë. Mali i Zi mbetet i dedikuar ndaj miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?, u shpreh kryeministri i Malit të Zi.

Në fjalën e tij Markoviç nuk nguroi të falenderonte presidentin Donald Trump për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi./CityNews





Lajmet e fundit nga