web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati i Bashës paralajmëron dorëheqjen/Kjo është ora vendimtare

26 Maj 2017, 18:03, Aktualitet CNA

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, ka folur me tone të ashpra, kundër kryemokratit Lulzim Basha.

Ky i fundit pritet të finalizojë sot listat e kandidatëve për deputetë në të gjithë vendin, ku Spahiu tha nuk ka rënë dakord me kreun demokrat për të qenë pjesë në këto lista.

Më tej, ai shtoi se kërkesat e partisë së tij po diskutohen tani mes Bashës dhe kolegëve të tij, dhe nëse ai nuk do të jetë në listë, do të jap dorëheqje nga politika.

?Më duhet të jap dorëheqjen dhe të tërhieqm nga politika, nëse brenda një ore nuk do të ketë marrëveshje. Nëse PD do t?i qëndrojë besnike dhe fanatike kauzës, që koalicioni të përfaqësohet dhe pluralizmi politik të mos shkrihet, unë mbetem sërish në të njëjtat pozita për të luftuar me Bashën. Në të kundër, pas një ore jap dorëheqjen?, tha Spahiu./CityNews





Lajmet e fundit nga