web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 25 qershorit/KQZ miraton me urgjencë listat e PD

26 Maj 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e nesërme, në orën 18:00, për të miratuar listat shumëemërore të PD-së.

Veç tyre, KQZ ka edhe dy vendime të tjera për të marrë. Listat e PD-së dërgohen sot në darkë vonë nga PD-ja pas paktit Rama-Basha.

NJOFTIMI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 27.05.2017, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve,
Për miratimin e ?Udhëzuesit Praktik për detyrat e anëtarëve të KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017?.
Për miratimin e përmbajtjes së materialeve audiovizive që do të përdoren për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
Për miratimin e listave shumemërore të partive të regjistruara, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017?.

Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë ?Partia Socialiste?, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017./CityNews





Lajmet e fundit nga