web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon takimi i zyrtarëve të PE me dyshen Rama-Meta/Çfarë u propozua

25 Prill 2017, 14:16, Aktualitet CNA

Ka përfunduar takimi i dy zyrtarëve të lartë të Parlamentit Evropian, McAllister dhe Fleckenstein, me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Takimi zgjati rreth 1 orë dhe u zhvillua te Kryesia e Kuvendit. Negociatorët kanë mbërritur sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Mësohet se dy eurodeputetët kanë propozuar një draft marrëveshje me 12 pika për zgjidhjen e ngërçit.
Më tej, zyrtarët pritet të takojnë dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga