web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Emrat e 12 drejtuesve të policisë në qarqe/Cilët largohen?

25 Prill 2017, 13:20, Aktualitet CNA

CityNews raportoi pak minuta më parë për një vendim të papritur të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili shkarkoi nga detyra disa nga drejtorët e policisë në të gjitha qarqet në vend.

Tani po iu sjellim emrat e drejtorëve në të 12 qarqet, një pjesë e të cilëve janë shkarkuar dhe një pjesë tjetër mësohet se janë emëruar në detyra dhe pozicione sipas nevojave të policisë së shtetit.

Nga të dhënat më të fundit, CityNews bën me dije se një pjesë e drejtuesve janë larguar nga detyra, një pjesë do të lëvizen në detyra paralele.

Më poshtë keni edhe drejtorët e të gjithë qarqeve dhe detyrat e tyre:

Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

Perlat Çullhaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës – 9 Tetor 2013. Që nga kjo ditë nuk ka lëvizur nga detyra e drejtorit të policisë së qytetit bregdetar.

Jael Çela, Drejtor i Policisë së Qarkut të Vlorës – 1 shtator 2014 emërohet drejtor i policisë në Vlorë, pas një eksperience si shef komisariati në Durrës.

Arianit Arapi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës – Në 26 gusht 2015 merr postin që ka dhe sot. Më parë ishte drejtor i forcës operacionale.

Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së Qarkut të Korçës – Në 26 Gusht 2015 merr detyrën që ka tani, pasi më parë mbante postin e drejtorit të Policisë Lezhë.

Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës – Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Fatmir Lleshi, Drejtori i Policisë së Qarkut të Beratit – Në 14 qershor 2016 merr këtë detyrë, pasi më parë ishte shef i Komisariatit 5 në Tiranë. Ndër të paktët që ka një kohë kaq të shkurtër në këtë post të lartë.

Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarku të Fierit – Në 9 tetor emërohet drejtor i policisë Elbasan. Në 27 prill 2015 transferohet në të njëjtën detyrë në Fier.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit ? Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shytetit.

Alban Çela, Drejtor i Policisë së Qarku të Shkodrës. Është më mediatiku nga të gjithë. Ka ndërruar 3 drejtori, nga Kukësi, në Lezhë dhe tani në Shkodër. Ka pasur edhe një sherr me grushte me shefin e Krimeve në Policinë e Kukësit.

Ermal Muça, drejtor i Policisë Qarkut të Lezhës. ? Në datën 21 tetor 2016 emërohet në detyrën që mban edhe sot. Në 5 maj 2015 do emërohej zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës. Më parë ai mbante postin e zv/drejtorit të Krimeve në Policinë e Vlorës, që nga tetori i 2013./CityNews





Lajmet e fundit nga