web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant Balla i PS sulmon Doris Pack/ Përpjekje të çalta, para se të shqetësohesh për krimin...

25 Prill 2017, 12:00, Aktualitet CNA

Deputeti socialist, Taulant Balla ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratat e bëra nga Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack për krimin në Shqipëri.

Doris Pack, në Forumin e Grave në PPE shprehu shqetësim për qeverinë e lidhur me krimin në Shqipëri.

Në lidhje me deklaratat e saj, deputeti socialist ka reaguar ashpër, duke i quajtur deklaratat e zonjës Pack përpjekje të çalta për të justifikuar opozitën shqiptare.

“Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.

Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam”, përfundon Taulant Balla./CityNews





Lajmet e fundit nga