web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Meta takon të rinjtë/ U jep këshilla të vlefshme

25 Prill 2017, 11:21, Aktualitet CNA

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,Ilir Meta, ka marë pjesë në një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësinë administrative nr. 8 në Tiranë. Të pranishëm ishin edhe kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, kryetari i LSI-së Tiranë, Endrit Braimllari, etj.

Në fjalën e tij Meta e ka venë theksin tek vëmendja që i duhet kushtuar arsimit të të rinjve dhe veçanërisht të formimit profesional në funksion të krijimit të vendeve të punës të mirëpaguara për të përballuar siç duhet kostot e jetesës.

?Është koha për t?i kushtuar një vëmendje më të përshtatshme edukimit më cilësor të të rinjve tanë dhe të fëmijëve tanë, në mënyrë të veçantë formimit të tyre profesional. Sepse është e domosdoshme për të rritur aftësitë e tyre në mënyrë që të gjejnë vende pune më të mirëpaguara. Për këtë kërkohet edhe një investim më i mençur dhe më cilësor i qeverisë dhe i shoqërisë sa i takon dijeve, arsimit profesional?, ka thënë Kryetari i LSI-së, ndërsa ka orientuar se fokusi kryesor duhet të përqendrohet te çështje, që ndihmojnë të rinjtë e të rejat, moshën e tretë dhe familjet e thjeshta që të jetojnë më mirë. ?Na duhet më shumë paqe sociale në shoqërinë tonë, na duhet më shumë paqe sociale në familjet tona, prandaj na duhet mesazhi pozitiv dhe i bashkëpunimit që jep LSI-ja?, ka këshilluar më së fundmi kryetari i LSI-së, Ilir Meta./ Citynews





Lajmet e fundit nga