web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kishte planifikuar të vriste 3 njerëz në Pogradec/Shmanget tragjedia

25 Prill 2017, 10:49, Aktualitet CNA

Policia e Pogradecit ka kapur dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili kishte planifikuar të vriste tre persona të tjerë, me të cilët kishte konflikte të hershme. Gjithashtu është arrestuar edhe një person që dyshohet se ka bashkëpunuar me të.

Policia ka arrestuar Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit), si dhe N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec,  i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij.

Arrestimi i Kuqos u bë pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka  patur si synim t`i vrasë këta të fundit.

Kjo ngjarje e rëndë e parandaluar ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip ?Volkswagen Passat?, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë.

Policia po vijon me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale./CityNews





Lajmet e fundit nga