web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kjo është arsyeja pse Rama e do ligjin e mbetjeve/Lidhet me interesat e ngushta

25 Prill 2017, 10:06, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të fjalës së tij tek çadra, ka folur ndër të tjera për ligjin e mbetjeve.

Basha sot ka zbuluar arsyen se pse Rama dhe qeveria e tij e do ligjin e mbetjeve. Kjo sipas Bashës ndodh sepse ata mbushin xhepat me kryemafiozat ndërkombëtarë, pavarësisht se sëmurën shqiptarët.

“E duan ligjin e mbetjeve sepse në të gjitha qytetet duan t?i marrin shpirtin këtij populli. Tani po ndërtojnë inciatorët e helmeve vetëm dhe vetëm për të përfituar  shumat e majme të mafias. Pale se helmohen shqiptarët me fëmijët e tyre, mjafton që Rama me 40 hajdutë të mbushë xhepat. Për këtë arsye është thirrur llumi, më të ndyrët që kjo shoqëri ka, ata që shesin nënat e motrat tona, ata që Edi Rama i ka bërë deputetë, i ka bërë drejtorë, kryetar bashkie”, tha Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga