web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive-Fatmir Xhafaj sulmon ekipin e Saimir Tahirit/Shkarkon gjithë drejtorët e policisë

25 Prill 2017, 12:51, Aktualitet CNA

Vetëm pak javë pas marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka nisur furtunën në Policinë e Shtetit. CityNews raportoi për një ndryshim rrënjësor në radhët e policisë, mësohet se ministri Xhafaj ka shkarkuar nga detyra 12 drejtuesit e policisë në 12 qarqet e vendit.

Ky vendim i papritur vjen në një moment, ku vendi ndodhet në një krizë të thellë politike, ku sot pritet të mbërrijnë në vendin tonë për të gjetur një zgjidhje dhe dy zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian.

Opozita ka akuzuar mazhorancën, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri në veçanti, dhe drejtorët e policisë në qarqe për përfshirje direkt apo indirekt në mbjelljen e vendin me drogë.

Pak javë më parë, kryeministri Rama largoi nga detyra ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lëvizjet e sotme të Fatmir Xhafajt duken një tjetër lëvizje mbështetëse për t?i hapur rrugë garancive për opozitën, por edhe duke larguar dhe lëvizur në polici strukturat më të akuzuara nga opozita.

Fatmir Xhafaj ka pasur më parë një përplasje të fortë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ku duket se pas ?kokës? së tij, tashmë ?kurbanë? janë bërë dhe 12 drejtorët e policisë.

Vendimi drastik i ministrit të ri mund të jetë për pazar politik si koncesion ndaj opozitës, apo ndoshta Xhafaj po tenton të shkatërrojë ekipin e Saimir Tahirit në Policinë e Shtetit./CityNews





Lajmet e fundit nga