web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e 18 qershorit/ Zbulohet lista e LSI në Korçë, Elbasan, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë

26 Mars 2017, 11:03, Aktualitet CNA

Zgjedhjet e 18 qershorit janë në prag. Fushata ka filluar jo zyrtarisht. Palët kanë filluar konfigurimin e listave. Megjithëse opozita kërcënon me bojkot të tyre, forcat politike kanë mbyllur pjesën më të madhe të listës në qarqe.

LSI duket më e qartë në këtë fazë, kryesuesit e saj të listës kanë zbritur bë bazë dhe Ilir Meta për shumë qarqe ka mbyllur gjithçka.

Në Korçë lista do kryesohet nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe i pasuar nga Pirro Kapurani.

Në Elbasan lista e LSI do kryesohet nga Monika Kryemadhi dhe pasohet nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika.

Në Fier lista do kryesohet nga Petrit Vasili dhe pasohet nga Robert Bitri dhe Gjirokastër, Vangjel Tavo dhe Ediola Pashaj.

Në Vlorë lista do kryesohet nga Shezai Rrokaj, i pasuar nga ministri Sokol Dervishaj dhe deputeti i ri i LSI, Flamur Çela.

Këto janë 5 qarqe ku LSI ka mbyllur listën e kryesuesve. Në katër prej tyre LSI pretendon te këtë minimalisht dy mandate, në Elbasan do synojë mandatin e tretë dhe në Gjirokastër një mandat.

Kjo me shumë gjasa është një listë përfundimtare, por që mund të mos bëhet realitet në rast se PD nuk hyn në zgjedhje. Meta ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, prandaj dhe këto lista mund të ngelen thjesht në letër./CityNews





Lajmet e fundit nga