web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti i PS-së tallet me Ramën/Na mallëngjeve, sidomos kur lëshove bombën!

26 Mars 2017, 08:41, Aktualitet CNA

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas takimit që ky i fundit zhvilloi dje me pensionistët.

Harasani shkruan se ishte shumë i ndjerë bisedimi i Ramës me pensionistët.

Sipas tij, momenti më mallëngjyes ishte, jo kur udhëheqësi e pranoi se është shtuar sasia e drogës në vend, por kur lëshoi bombën: njëherë ndodhi, s?kemi faj.

Ja reagimi i plotë:

Shume i ndjere bisedimi i KM me pensionistet.
Gati gati sa fshirja e hundeve te Kryetarit te bashkise ne xhaketen e re te pensionistit qe kishte prane.
Por momenti qe me mallengjeu ishte jo kur udheheqesi pranoi se eshte shtuar sasia e droges ne vend (eh sa konferenca jane mbajtur per sukseset kunder droges dhe per ate 0.02% qe kishte mbetur pa luftuar) por kur leshoi bomben: njehere ndodhi. Skemi faj.
Po ndodhi prape hajde flasim. Dhe pensionistet luanin koken ne shenje miratimi!
Mu kujtua nje pyetje: a behesh me njehere????/CityNews





Lajmet e fundit nga