web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i ri/Rama: I kemi votat, por …! Ja si i përgjigjet Nishani

26 Mars 2017, 07:23, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama foli dje për herë të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ku dha shenja se ai mund të mos jetë nga Partia Socialiste dhe mazhoranca. Gjatë një takimi me një grup pensionistësh, Rama tha se mazhoranca i ka votat në Parlament, por do të përpiqet për një president me mbështetje dhe mirëkuptim.

?Ndonëse maxhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë do të tentojmë që presidenti apo presidentja të jetë një figurë, e cila të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje?, tha Rama. Kjo është hera e parë që kryeministri Rama flet për mënyrën se si dëshiron të zgjidhet kreu i ri i shtetit, pasi deri dje ai u ishte shmangur përgjigjeve për presidentin e ri.

Nga ana tjetër, Presidenti Bujar Nishani kërkon një mandat të dytë dhe për këtë kërkon votat dhe vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një intervistë për ?Koha jonë?, kreu i shtetit, i cili mori votat e PD-së, LSI-së dhe PR-së, në zgjedhjen e tij pesë vjet më parë nuk beson në një pakt PS-PD për zgjedhjen e presidentit si një mundësi për të dalë nga protesta dhe bojkoti i Parlamentit për opozitën. ?Unë jam zgjedhur në këtë post me propozimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane.

Sot konfigurimi i aleancave në Kuvendin e Shqipërisë ka ndryshuar. Kam deklaruar se mbetem i gatshëm për të vijuar detyrën edhe në një mandat të dytë, por natyrisht që kjo varet nga Parlamenti. Unë nuk besoj në një pazar PS?PD, as PD?LSI. Por mund t?ju them në mënyrë publike dhe kategorike se nuk do ta pranoja të vijoja një mandat të dytë pa votat e LSI-së dhe kur them votat kam parasysh vendimin politik të kësaj force. Këtu besoj bien të gjitha hamendësimet?, tha Nishani./CityNews





Lajmet e fundit nga