web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: Ramën e ka zënë temperatura dhe ethet/Amerika dhe Europa janë me ne!

26 Mars 2017, 10:03, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur gjatë mesditës në çadrën e protestës, shqiptarë nga Presheva, që mbështesin protestën e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në bashkëbisedim janë të pranishëm edhe aleatët e Aleancës Kuqezi.  Basha tha se kjo lëvizje është për të drejtat e qytetarëve, pasi të korruptuarit mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe se fati i kësaj beteje përcakton fatet e shqiptarëve.

?Lëvizja jonë popullore, demokratike, qytetare është dhe një lëvizje për të drejtat e shqiptarëve kudo ata jetojnë. Askush nuk mund të besojë dhe pranojë se një Shqipëri që nuk gaaranton të drejtat themelore të saj, të plotesojë detyrimin Kushtetues, për të luftuar dhe mbrojtur të drejtat legjitime të shqiptarëve kudo ata jetojnë.

Kjo është një lëvizje kombëtare, se nga fakti i kësaj beteje, nga fitorja e kësaj beteje varen fitoret e vetat e shqiptarëve kudo ata jetojnë?, tha ai.

?Një Shqipëri e fortë siç tha këtu para një jave Kim Mehmeti eshte garancia më e sigurtë për shqiptarë  dinjitozë kudo ata jetojnë?.

Kreu i PD shtoi më tej se në këtë betejë kanë mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë. ?Në këtë betejë, jo rastësisht kanë marrë krahë, të hedhin peshën e tyre politike faktorët ndërkombëtarë. Ata që historikisht kanë mbështetur aspiratat legjitimi të Shqipërise dhe shqiptarëve për shtet ligjor, për ekonomi, për të drejtat e njeriut, për respekt para ligjit, kanë zgjedhur për të mbështetur këtë betëjë. Prandaj Amerika është me ne, prandaj Europa është me ne, prandaj aleatët e Shqipërisë janë me ne deri në fitore?.

Para protestuesve, Basha nënvizoi se armiqtë e Shqipërisë janë oligarkia dhe krimi, e ndërsa nuk la pas ironinë duke thënë se Ramën e kanë zënë temperatura dhe ethet. /CityNews

 

 





Lajmet e fundit nga