web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përfaqësuesi i Ramës flet greqisht/Të gjithë ndihemi nga pak grekë!

26 Mars 2017, 09:37, Aktualitet CNA

Në qendër të fshatit Livadhja, bashkia Finiq, u përkujtua ditën e djeshme 196-vjetori i Festës Kombëtare të Greqisë. Banorë të bashkisë, por edhe të ardhur nga Greqia dhe shumë të ftuar, u mblodhën për të festuar. Pjesëmarrës në festime ishin edhe kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo, përfaqësuesi i kryeministrisë, Alket Hyseni, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i Partisë MEGA, Kristaq Kiço, zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis, deputeti i PS, Andrea Marto, si dhe deputetë të parlamentit grek.

Në përshëndetjen e tij kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Kristo ka falënderuar për pjesëmarrjen, ndërkohë që ka uruar gëzuar festën, solli në vëmendje të pjesëmarrësve në këtë festë, tashmë të kthyer në traditë në këtë zonë, historinë e luftës së Greqisë për Pavarësinë Kombëtare.
Jam shumë i mallëngjyer që për herë të parë që gjendem në një festë kombëtare jashtë shtetit tim dhe nuk mund të dalloj nëse jam në Greqi apo jashtë shtetit, tha zëvendëskonsulli i Greqisë në Gjirokastër, Kostandinos Niqelis. ?Sot do flas greqisht se sot të gjithë ndihemi pak grekë?, ka thënë në përshëndetjen e tij, Alekt Hyseni, përfaqësues i Kryeministrisë.

I pranishëm ishte dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ndërsa ai shtoi se: ?Ju përcjell urimet e kryeministrit Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri. Uroj gëzuar ta kaloni mirë dhe jam i sigurt që vitin tjetër do të festojmë në qendrën e re këtu. Festojmë sot 25 marsin ditën e lirisë, ditën e pavarësisë. Kjo është një festë e madhe për gjithë grekët në mbarëbotën?.

Kryetari i Partisë Mega, Kristaq Kiço tha se të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. ?Ndihemi krenar për këta fëmijë që për vit të dytë radhazi këtu në zemrën e helenizmit festojnë krenarë 25 marsin. Të flasë njeri për historinë greke do shumë kohë. Është e pambarueshme historia greke, mësimet e saj dhe jo vetëm për ne por për gjithë botën?, pohoi ai.

Vangjelis Roboqis, nënkryetari i bashkisë së Prevezës deklaroi se gabimet po paguhen. ?Bëmë gabime i paguajmë gabimet tona nga ato mësuan dhe me ato do mësojmë. Sot është një ditë e madhe është festë e dyfishtë ajo fetarë dhe e mëmëdheut. Por le të qëndrojmë tek historia. Historia vazhdon dhe çdo ditë ajo bëhet edhe më e mirë. Bëmë gabime i paguajmë gabimet tona nga ato mësuan dhe me ato do mësojmë?, theksoi ai. E veçanta e këtyre festimeve në këtë vit ishte prania e kryetarit të PBDNJ Vangjel Dule, ndërkohë që vitin e kaluar ai nuk ishte.





Lajmet e fundit nga