web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama ndryshon orarin/Ja kur do zhvillohet komunikimi javor

26 Mars 2017, 09:00, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar orarin e komunikimit javor. Lajmi është njoftuar nga vetë Rama në rrjetet sociale.

Ai shkruan se komunikimi javor i së dielës do të zhvillohet në orën 18:00. Rama ka shtyrë me një orë komunikimin e së dielës.

Ai ka njoftuar se ky ndryshim orari nuk do të jetë vetëm për këtë të diel, por në këtë orë ai do të japë mesazhin e tij çdo të diel.

??Komunikimi Javor sot e në vazhdim çdo të dielë do të jetë në orën 18.00. Faleminderit??, shkruan Rama.

Ndyshimi i orarit të Komunikimit Javor të Kryeministrit Rama mund të ketë ardhur si pasojë e ndryshimit të orës, ku akrepat këtë të diel kanë shkuar 60 minuta përpara.

Rama e ka kthyer tashmë në traditë Komunikimin e tij Javor në Facebook, ku çdo javë jep mesazhin e tij për çështje të ndryshme./CityNews





Lajmet e fundit nga