web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

9 vite burg për falsifikim të vulave/ Pranga 43 vjeçarit

26 Mars 2017, 10:10, Aktualitet CNA

Një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të vulave dhe stampave është kapur nga uniformat blu.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kapur një 43 vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me 9 vite burg për veprën penale: “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Më datë 25.03.2017, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Andrea Izvira, 43 vjeç, banues në fshatin Cerenec-Bulqizë.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit nr 134 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 19.02.2016, nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. /CityNews





Lajmet e fundit nga