web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet me 20 kg kanabis/ Arrestohet 21-vjeçari

6 Dhjetor 2016, 15:50, Aktualitet CNA

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 21-vjeçar pasi u kap me 20 kilogramë lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Eduard Aliu, 21 vjeç, banues në Kurbin.

Ai u arrestua në Milot tek vendi i quajtur ” Nënkalimi” , ku në mjetin e tij tip Volkswagen me të cilin po udhëtonte, i’u e gjetën e sekuestruan në cilësinë e proves materiale 20 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis – sattiva gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” .





Lajmet e fundit nga