web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Edi Rama, maçoku që na qeveris

6 Dhjetor 2016, 14:35, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, së fundmi po përjashton nga partia edhe atë që mund të quhej ?barku? i tij. Pak kohë më parë, e mori dhe e emëroi komisar në Vlorë dhe Gjirokastër, e vendosi të drejtonte dhe menaxhonte gjithë jugun e vendit.

Koço Kokëdhima ishte njeriu që do të kalonte pleqërinë me Edi Ramën, ishte njeriu që mbrohej nga kreu i qeverisë në çdo hap të tij edhe kur i plasnin skandale seksuale si rasti i sekretarit të tij në Sarandë. Rama e gradoi Koçon si të ishte një komisar politik i tij në jug. I dha hapësirë të bënte çfarë të donte me emërimet dhe zgjedhjet në jug duke penguar dhe bllokuar çdo deputet tjetër socialist.

Edi Rama mund të thuhet se e kishte Koçon në bark ose siç është ajo shprehja popullore për frikacakët ?Ka macokun në bark?. Por, maçoku në rastin e kryeministrit tonë nuk ishte thjesht Koço. Ai ishte Edi Rama që e emëroi dhe tani po e hedh në kosh ish mikun e tij të vjetër.

Maçoku do të rrijë pas të ngrohtës dhe ndoshta ngrohtësia e Ramës, deri dje ishte vetëm Koço Koëkdhima.  Maçoku kërkon ti fërkosh gushën apo barkun dhe ai shtrihet dhe përkëdhelet dhe ndoshta barkun dhe gushën Edi Ramës ja fërkonte Koçoja, prandaj deri dje përkëdhelej pas tij.  Por, maçoku edhe çjerr kur ti i shkul bishtin. Ndoshta Koço bëri gabim që tentoi të shkulte bishtin e maçokut të tij Edi Rama.

Ne kemi një kryeministër që është një maçok i vërtetë, për Koçon, jo për shqiptarët. Tani komisar Koço Kokëdhima do vuajë vetë pasojat e maçokut të tij që jo vetëm po e gërvisht, por është kthyer në një dhelpër tinzare për të mbytur këdo që i shkul bishtin dhe nuk i përkëdhel barkun./citynews





Lajmet e fundit nga