web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpartallohet PD-ja në Himarë/ Sekretari i OMONIA-s kryetar dege me 25 vota

6 Dhjetor 2016, 14:15, Aktualitet CNA

Partia Demokratike vazhdon të ketë probleme të thella, përçarje dhe përplasje në degët ku po përpiqet të zhvillojë zgjedhje.  Në disa prej tyre demokratët dhe militantët që i kanë rezistuar kësaj force politike në vitin 97?, por edhe themeluesit e vitit 90 kanë filluar të braktisin mbledhjet dhe të bojkotojnë zgjedhjet në struktura.

Një rast flagrant ishin zgjedhjet në degën e PD Himarë. Me ndarjen e re administrative krijohet dega e Himarës, e cila përfshin ish-bashkinë Himarë, komunën Horë-Vranisht dhe komunën Lukovë. Zgjedhjet në këtë degë janë mbajtur ditën e diel, në 4 dhjetor dhe janë drejtuar nga i deleguari i Lulzim Bashës, deputeti demokrat Flamur Noka.

Ajo që ka ndodhur në Himarë është një shpartallim përfundimtar që në fillesa e një dege të PD, e cila në territorin që shtrihet dhe njësitë që përfshin shpesh herë është fituar nga Partia Demokratike. Burime nga PD thanë për citynews se të deleguar në kuvendin e kësaj dege kanë qenë 100 persona, në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm 37 prej tyre.

Pra, së pari, nuk ka pasur korum për zhvillimin e zgjedhjeve të kuvendit të degës. Së dyti, në mënyrë të turpshme, Flamur Noka ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve ku kanë votuar 29 persona, nga të cilët 25 votuan për ?kryetarin? e ri Andrea Gjoni.

Flamur Noka, me apo pa qëllim , me apo pa urdhër të Lulzim Bashës, me zgjedhjet e zhvilluara në Himarë, ka nxjerrë një kryetar dege me 25 vota, e pa dëgjuar më parë në historinë e PD. Me kaq vota, zgjodhet një kryetar seksioni, jo një kryetar partie, tha një nga drejtuesit lokal të PD-së për citynews

Lulzim Basha ende nuk ka reaguar për këtë skandal dhe megjithëse zgjedhjet janë të pavlefshme, ndoshta ka qenë ai urdhëruesi për të vendosur në krye të PD të Himarës ish-sekretarin e Omonias, Andrea Gjoni. PD-ja, në një zonë ku shpesh herë ka fituar, i dorëzohet një shoqate, ashtu si Lulzim Basha ka bërë në shumicën e seksioneve apo degëve ku PD-në ja ka dorëzuar ish-PDR-së të Genc Pollos.

Në Himarë, në zgjedhjet e vitit 2013, Partia Demokratike doli forcë e tretë. Në zgjedhjet e vitit 2015, PD dhe kandidati i saj dolën forcë e katërt, kjo gjithmonë e më shumë për aleancat me PBDNJ e Vangjel Dules dhe tani me bojkotin e 63% e strukturave të degës së Himarës, vendosjen në krye të saj me vetëm 25 vota të sekretarit të shoqatës OMONIA edhe vendi i katërt, ndoshta do të shihet me dylbi./citynews





Lajmet e fundit nga