web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Xibraka”/ Gjykata refuzon kërkesën e nipit të Enver Hoxhës për gjykim të shkurtuar

6 Dhjetor 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e grupit të Kokainës së Xibrakës për gjykim të shkurtuar.

Pjesë e grupit të arrestuar është edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili u arrestua nga policia pasi ishte filmuar në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjendur edhe automjeti i tij tip ?Volvo? me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.

Pjesë e këtij grupi kriminal janë Hoxha dhe Sajmir Pitaku nga Tirana, Iliri Hyseni, Kelmend Dalipi, Arjan Dalipi e Gentian Gjonaj nga qyteti i Elbasanit si dhe dy kolumbianët Cezar Avila dhe Ëalter Morena





Lajmet e fundit nga