web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacioni “Galeria e mbyllur”/ Sekuestrohet 12.5 ton lëndë minerale në Elbasan

6 Dhjetor 2016, 09:04, Aktualitet CNA

 

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me efektivët e satcionit të policisë Prrenjas finalizuan me sukses operacionin e koduar ?Galeria e mbyllur?. Në përfundim të këtij operacioni në pranga ka rënë shtetasi, Bledar  Malo,  31 vjeç, banues në fshatin Kotodesh Prrenjas.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivët e policisë, pasi duke drejtuar mjetin e tij  tip ?Benz? kamion me targa AA 995 LE në fshatin Bërzesht, pranë pikës së grumbullimit të mineralëve, u ndalua dhe u konstatua duke transportuar 12.5 ton, lëndë minerale të lloit ?Krom?.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga  grupi hetimor rezultoi se fatura e shoqërimit dyshohet të jetë e falsifikuar, gjatë verifikimeve të bëra nga ana jonë minerali dyshohet të jetë marrë në galerinë  e minierës në fshatin Katjel Prrenjas, për të cilin nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi është e mbyllur.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën penale ?Vjedhja?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?.

Lënda minerale dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë po procedohen penalisht shtetasit, SH.M, 58 vjeç pasi dyshohet të ketë ndihmuar shtetasin Bledar Malo në marrjen efaturës së shoqërimit nga Administratori i firmës, dhe B.O 28 vjeç administrator i firmës.

Shtetasi Sh.M akuzohet për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?.

Ndërsa administratori i firmës B.O akuzohet për  veprën penale ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?./ Citynews





Lajmet e fundit nga