web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen 96 kg kafe në Portin e Durrësit

6 Dhjetor 2016, 10:33, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi u kapën duke nxjerrë në pikën doganore të Portit të Durrësit në mënyrë kontrabandë 96 kilogramë kafe.

Në pranga u vu Alfred Mikeli 39 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me iniciale K.K 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Më datë 05.12.2016, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxjerrë nga pika doganore në Portin e Durrëit, në mënyrë kontrabandë një sasi prej 96 kg kafe kokërr për të cilën paguhet akcizë, pa e deklaruar, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ?Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë?./ Citynews





Lajmet e fundit nga