web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e zv. Ministrit grek/ Mesila Doda: Një klasë politike që nuk sheh më larg se hunda e vet

27 Nëntor 2016, 13:52, Aktualitet CNA

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratës së zv.ministrit grek të Mbrojtjes, Dimitri Vitsa, i cili tha se çështja çame nuk ekziston.

Deputetja e ka cilësuar deklaratën e zv. Ministrit, mohim të spastrimit etnik. Ndërsa më tej ajo akuzon politikën shqiptare që nuk bashkohet për çështje të tilla, ndërsa shënjestron opozitën.

?Të gjithë krahët politikë në Greqinë ?europiane? sillen njësoj, arrogantë e meskinë. Vazhdojnë mohojnë një krim të spastrimit etnik dhe në këtë absurditet janë të gjithë bashkë, qeveri dhe opozitë? Vetëm në Shqipëri ndodh që një pjesë e politikës vrapon të mbështesë fqinjin në sjelljet e tij arrogante e antishqiptare, me shpresë se do godasë kundërshtarin politik. Kjo është dhe arsyeja pse sot jemi të ndarë e të prapambetur. Një klasë politike, e cila nuk sheh më larg se hunda e vet?, shkruan Doda në Facebook./ Citynews





Lajmet e fundit nga