web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapja e dosjeve të sigurimit/ Gentiana Sula: Të përndjekurit mund të hapin gjyq ndaj persekutorëve

27 Nëntor 2016, 11:07, Aktualitet CNA

Kryetarja e re e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të komunizmit, Gentiana Sula në një intervistë për ?Panoramën? tha se të përndjekurit kanë të drejtë të hapin gjyqe ndaj të persekutuarve. Ajou shpreh se për të hapur një gjyq është e drejta e kujtdo. Sula ka shtuar se do të mbetet në dorën e vetë personave ajo që ata do të zgjedhin më pas të bëjnë me materialin e vënë në dispozicion. Ajo ka shtuar se pjesa më e madhe e të dënuarve e dinë se kush janë persekutorët e tyre si dhe ata që i kanë dënuar, kështu që sipas saj procesi i hapjes së dosjeve nuk do të çojë në hakmarrje personal të individëve të ndryshëm.

?Nuk mendoj që do të ketë hakmarrje. Këto 25 vite kam pasur kontakte të shpeshta me grupime ish-të përndjekurish. Ata i dinë se si kanë ndodhur ngjarjet në pjesën më të madh, janë përballur me dëshmitarët, me gjyqtarët, me hetuesit. Në Shqipëri dhe në Europën Lindore është fakt që nuk kanë ndodhur gjeste të hakmarrjeve personale?, tha Sula për  ?Panoramën.

Më tej ajo ka theksuar se çdo individ ka një dosje të vetën dhe vetëm ky person ka të drejtë të shohë dosjen e tij, pasi të ketë bërë një kërkesë.

Kryetarja e re e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve të komunizmit ka theksuar se institucioni në të cilin ajo është emëruar do të nisë punën e tij, pavarësisht se opozita nuk e ?bekoi? këtë proces./ Citynews





Lajmet e fundit nga