Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë të 10-mujorit 2016. Sipas shifrave që sjell ky dikaster, të ardhurat nga tatimet dhe doganat u realizuan në vlerën 289.7 miliardë lekë dhe 22.2 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se 10- mujori i vitit 2015.
Ndërsa të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 34.5 miliardë lekë, 5.7 % më shumë se 10 mujori i vitit 2015.
Ja shifrat që ka publikuar Ministria e Financave:
Gjatë 10-mujorit 2016, të ardhurat në total u realizuan në masën 334.7 miliardë lekë ose 99% e planit.
Të ardhurat nga ?Tatime dhe Dogana? (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për 10- mujorin e vitit 2016, u realizuan në vlerën 289.7 miliardë lekë dhe 22.2 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se 10- mujori i vitit 2015.
Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 4.9 miliardë lekë ose 4.8% më shumë se 10 mujori i vitit 2015 dhe 0.7% më shumë se plani.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 34.5 miliardë lekë, 5.7 % më shumë se 10 mujori i vitit 2015.
Sasia e cigares së importuar është rritur me 306 ton ose 14.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, duke arkëtuar 2.4 miliardë lekë më shumë. Arsyet e performancës positive, përveç përmirësimit të vazhdueshëm të administrimit, lidhen edhe me situatën e normalizuar të fluksit të importeve të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigaret.
Për zërin ?Karburant import + prodhim vendi?, ka një rënie në të ardhurat krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 me rreth 4.2%. Arsyet e kësaj rënieje kanë të bëjë me çmimin e karburantit. Edhe pse sasia e karburantit është rritur me 0.9% ose me 3,893 ton, efekti i rënies së çmimit të karburanteve ka sjellë për pasojë rënien e të ardhurave nga akciza për karburantet.
Për mallrat e tjerë të akcizës në përgjithësi paraqitet situatë pozitive me rritje të sasive të importuara dhe të prodhuara brenda vendit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Të ardhurat nga renta minerare janë realizuar në vlerën 2.2 miliardë lekë, duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi që megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto ka rënë me 27,273 ton ose me 3.3%, të ardhurat nga renta u ulën me 1 miliard lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Renta për kg e naftës bruto ka rënie nga 3.35 lekë/kg për 10 -mujorin 2015 në 2.1 lekë/kg për 10- mujorin 2016.
Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 79.9 miliardë lekë, 2.9% më shumë se 10 mujori i vitit 2015.
Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 27.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 10 mujori i vitit 2015, duek shënuar një realizim të planit të periudhës në masën 91.3%. Faktor që ka ndikuar në këtë rezultat ka qenë rritja e rimbursimeve me 17.8% ose me 1.1 miliard lekë, si rezultat i masave përmirësuese për thjeshtëzimin dhe reduktimin e procedurave të rimbursimit të TVSH-së.
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 23.9 miliardë lekë ose 21.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 21.1% më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve. Faktorë të tjerë përmendim: fazën e dytë të planit të veprimit kundër informalitetit të orientuar drejt kontrolleve bazuar në analizën e riskut dhe në vazhdimësinë e proceseve. Thjeshtëzimi i procedurave të deklarimit dhe instalimi i një komunikimi permanent me operatorët e biznesit po gjeneron performancë më të lartë.
Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 26.3 miliardë lekë. Kontributi i këtij zëri në të ardhura është 8.6% më shumë se 10- mujori i vitit 2015.
Zëri ?Taksat Kombëtare? janë realizuar 26.9 miliardë lekë, 10.3% më shumë se 10- mujori i vitit 2015.
Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën 63 miliard lekë, 12.8% më shumë se 10 mujori i vitit 2015 dhe 1.2% më shumë se plani.
Shpenzimet e Përgjithshme Publike
Shpenzimet e përgjithshme publike, për 10-mujorin e vitit 2016, arritën në rreth 321.6 miliardë lekë me një realizim në masën 95 përqind të planit të periudhës.
Gjatë 10-mujorit është ndjekur një politikë e kujdesshme për realizimin e shpenzimeve buxhetore, duke synuar kufizimin e shpenzimeve të panevojshme, kryesisht shpenzimeve korrente dhe rritjen e shpenzimeve, që sjellin vlerë të shtuar në ekonomi.
Shpenzimet kapitale në raport me planin 10- mujor janë realizuar në masën 99.3 për qind, duke ruajtur nivelin optimal të realizimit, në përputhje me objektivat e programimit.
Shpenzimet faktike, krahasuar me planin e periudhës 10 mujore, janë realizuar në masën 95 përqind, duke ruajtur një trend të qendrueshëm. Shpenzimet korente ashtu edhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim tejet të mirë, në nivelin respektivisht 96 përqind dhe 99.3 përqind të planit të periudhës.
Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 10- mujor të këtij viti, prej 96 për qind duke rezultuar 282.9 miliardë lekë. Rishikimi i strukturave administrative të institucioneve publike, si dhe menaxhimi efektiv i kostos së personelit ka sjellë një trajtim të kujdeshëm të shpenzimeve dhe masës së përdorimit të fondit te veçantë.
Gjithashtu, niveli i shpenzimeve publike dhe realizimi pothuajse i plotë i të ardhurave të planifikuara në masën 99 përqind të planit të periudhës, është shoqëruar me një nivel sufiçiti prej afërsisht 13.108 miliard lekë ose 2.6 miliard më shumë se një muaj më parë. Kjo politikë, sigurisht që edhe në muajit në vazhdim do të synojë një efiçiencë të shpenzimeve korrente dhe rritje të atyre kapitale, në mënyrë që të influencohet drejtpërdrejt në nxitjen ekonomike të vendit përmes investimeve.
Nga sa më sipër, vërehet qartë që në 10- mujorin e vitit 2016, performanca fiskale dhe buxhetore ka qënë në nivele shumë të mira duke realizuar planin e të ardhurave dhe duke u treguar e kujdesshme me kryerjen e shpenzimeve me qëllim rritjen e produktivitetit të ekonomisë. /Citynews
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se ...
Policia e Shtetit jep informacion zyrtar lidhur me gomomen e...
Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merrej me...
Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por ...
Mediat italiane shkriajnë sot se, tre shqiptarë nga Vlora ja...
Arrestohet një 46-vjeçar në Elbasan, pasi duke drejtuar një ...
Kur jemi në prag të festave të fundvitit, pyetja që bëjnë të...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u është drejtuar me n...
Dimitris Vitsa, zëvendës ministër i Mbrojtjes i Greqisë, ka ...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur që të lerë të lirë shefin e K...
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë pronarë të një vile ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ripër...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka shprehur urimet...
Vijon protesta e mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Rajona...
Komisioni zgjedhor në Wisconsin ka marrë një kërkesë për një...
Një shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar. Ngjar...
Për 17 vjet, Juan Reinaldo Sanchez ka qenë pjesë e një skuad...
Qindra kubano-amerikanë kanë pushtuar rrugët e Miamit në SHB...
Policia e Durrësit ka goditur një bandë hajdutësh, të cilët ...
Policia e Fierit ka proceduar penalisht pesë persona, banorë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...