web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO - Shpërblim pensionistëve dhe administratës për festat e fundvitit? Ja ç’është vendosur

26 Nëntor 2016, 10:41, Aktualitet CNA

Kur jemi në prag të festave të fundvitit, pyetja që bëjnë të gjithë është, a do të gëzohen me ndonjë shpërblim pensionistët dhe punonjësit e administratës shtetërore? Por mesa duket se shenjat nuk janë të mira.

Së paku po t?i referohemi zv/ministrit të Financave, Ervin Mete, i cili deklaroi vetë se administrat duhet të mjaftohet me lajmin e mirë të rritjes së pagave, kurse për pensionistët ende nuk ka asnjë gjë zyrtare.

I pyetur për shpërblimet e punonjësve të shtetit dhe pensionistëve, Ervin Mete, zv.ministri i Financave tha se për administratën konsiderojmë shpërblim rritjen e rrogave, ndërsa për pensionistët ende nuk është vendosur, pasi në fillim po lajmë borxhet.

?Ne besojmë se shpërblimin ua japim nëpërmjet rritjes së pagave, administratës. Ndërsa për pensionistë tdo të vlerësohet?por primare kemi që të mos lëmë asnjë detyrim të prapambetur. çka do të thotë se ato që janë detyrime nga kontratat, synimi është të shlyehen deri ën fund të vitit. Nëse shlyejmë këto dhe kemi sufiçit atëherë do vlerësojmë mundësinë e një shpërblimi për pensionistët?edhe për ne do të ishte i dëshiruar?, tha Ervin Mete në studion e tv Scan. /Citynews





Lajmet e fundit nga