web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EMRAT/ Komshinjtë Vip të Amit dhe Ermalit në kompleksin luksoz të Tiranës

26 Nëntor 2016, 09:57, Aktualitet CNA

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë bërë pronarë të një vile superluksoze në zonën më ekskluzive të Tiranës, pikërisht në kompleksin ?Rolling Hills?, kompleks i vendosur në juglindje të Tiranës.

Sipas mediave të ndryshme, rezidenca e tyre e re kushton 400-500 mijë euro, ndërsa ndodhet në kompleksin ku jetojnë edhe shumë personazhe të rëndësishëm e të njohur në vend, raporton ?Panorama Plus?.

Kështu, sipas burimeve tona, komshinjtë e rinj të moderatorit të njohur të programit ?Xing me Errmalin? në ?Tv Klan? janë ish-kryeministri Fatos Nano, moderatori i programit më të ndjekur ?Opinion?, Blendi Fevziu, moderatori i ?Zonë e lirë? Arian Çani, etj.

 

Ami deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë blerë këtë shtëpi, duke thënë se nuk është aspak turp për ta që kanë investuar për një pronë të tillë, sepse në fund të fundit, është një investim i gjithë punës dhe sakrificave të tyre ndër vite.

Ndër të tjera, Ami u shpreh se kanë komshinj shumë personazhe të njohur.

?Po, është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz, sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investim, të një pune të fortë që kemibërë të dy?, deklaroi ajo te ?Rudina?. /Citynews

Të dhëna rreth ?Rolling Hills?:

Vendodhja: Në Juglindje të Tiranës, Fshati Mullet, Komuna Petrelë, km 6

Sipërfaqe e kompleksit:                                                             226,000 m2

Sipërfaqe ndërtimi:                                                                      78,799 m2

Numri i vilave:                                                                                        122

CLUB HOUSE në funksion të banorëve:                                     2,470 m2

PARK REKREATIV me pista vrapi dhe fusha sporti:               16,000 m2

 

 





Lajmet e fundit nga