web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO - Zv/ministri grek i përgjigjet Ramës për çështjen çame/ Ulu dhe fol me veten

26 Nëntor 2016, 10:10, Aktualitet CNA

Dimitris Vitsa, zëvendës ministër i Mbrojtjes i Greqisë, ka reaguar pas kërcënimit të Turqisë për hapje kufijsh dhe lejimit të emigrantëvë.

Por zv/ministri helen nuk ka jarruar të japë edhe një përgjigje për Shqipërinë.

Në një intervistë për televizionin grek, ?Star? Vitsa ka thënë se ushtria greke do të mbrojnë sovranitetin si në lindje edhe në perëndim.

?Përdorimi i refugjatëve dhe emigrantëve për të arritur qëllime të tjera janë energji agresive. Ne si Greqi nuk duam të heqim marrëveshjen BE-Turqi dhe do të bëjmë gjithçka. Ne dëshirojmë më të mirën, por duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë.?

I pyetur për deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me çështjen çame, ai e ka filluar me një buzeqeshje jo pak ironike.

?Nëse dikush dëshiron të diskutojë një gjë të tillë le të ulet i vetëm në një tavolinë dhe të diskutojë me veten?, ka thënë ai. /Citynews





Lajmet e fundit nga