web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Oj gru më kanë bo hor”/ Tre burra rrëfejnë si u përdhunuan nga serbët

26 Nëntor 2016, 11:23, Aktualitet CNA

Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

Në emisionin  ?Udhëve? në RTK, si asnjëherë më parë ka tre burra që rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që iu ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bën viktima të përdhunimeve nga policia serbe.

Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flasë më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

?Gjatë luftës s?jam larguar kurrë, në shtëpinë time kanë ardh 3 vetë më kanë kap, ma ka shti njoni thikën në fyt, mi kanë lidh edhe kanë fillu?, rrëfen rastin viktima e përdhunimit.

Në rastin e dytë rrëfehet viktima e dytë e përdhunimit. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Tregon se kishte jetuar në Kroaci por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën. Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

Ai tregon se pasi i ka ndodhur rasti vetëm pas një jave i ka treguar gruas ?Oj gru më kanë bo hor?, rrëfen ai.

?Më kanë dhunu forcat serbe gjatë luftës. Fëmija e mi nuk e dinë. Kam problem më shëndet kam stres. Kam dhimbje në mjedis?, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Viktima e tretë duke folur për përdhunim që iu bë gjatë luftës thotë se 7-8 policë që kishin hyrë në shtëpinë e tij.

?Kanë hyrë brenda, veç me shoqen kam qenë në shtëpi?, thotë ai.

Atë moment e përshkruan si një rast të tmerrshëm, ndërsa thotë se kishte shumë turp për këtë që ia bënë. Për përdhunimin tregon se kurrë s?ka folur me askënd deri më sot. /RTK

 

 





Lajmet e fundit nga