web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sa vite i duhen Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE?/ Përgjigjen e ka ambasadorja Vlahutin

10 Nëntor 2016, 14:38, Aktualitet CNA

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, ndau me studentët rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për antarësim në BE.

E pyetur se sa kohë i duhet Shqipërisë për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane, ambasadorja iu përgjigj:

?Procesi i integrimit varet nga Shqipëria, dhe ky nuk është një proces i lehtë. Vendeve i është dashur kohë, dhe nëse duhet të jem objektive në përgjigjen time; mendoj se duhet 1 dekadë. Na duhet një sistem i rregulluar mirë dhe institucionet që funksionojnë. Edhe vendit tim,Kroacisë, iu desh një dekadë për tu integruar në Bashkimin Europian pavarësisht se situata ekononike ishte më e mirë se ajo e Shqipërisë?.

Diplomatja kroate shtoi se zbatimi i refomës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë kushte kyçe për anëtarësim në BE. /Citynews





Lajmet e fundit nga