"Fiks Fare"/ Qeveria bën tender jashtë afatit dhe investimet nuk kanë vlerë
Bërja e tenderëve nga zyrat e shtetit është një problematikë...
Ligji për rivlerësimin e zyrtarëve të drejtësisë: Gjyqtarë; prokurorë; këshilltarë e ndihmës ligjore; ndërsa po hyn në fuqi, miratuar njëanshmërisht nga supermazhoranca, e ringjitur në vjeshtë pas çarjes verore, u sfidua për antikushtetutshmeri nga demokratët.
Analiza e ekipit të ekspertëve ligjore të opozitës nxjerr në pah problemet e rënda e me pasoja të rrezikshme të këtij ligji për demokracinë, shtetin ligjor, interesin publik dhe atë individual për çdo shqiptar.
Më poshtë jepet e plotë kjo analizë me sugjerimin për t’u lexuar.
Përmbledhtazi, analiza tregon se organet e reja të vetting: dy komisioneret publike, katër komisionet e rivlerësimit me tre anëtare secili dhe Kolegji i Apelimit me shtatë anëtarë, nuk janë gjë tjetër veçse “noterët” në fundin e procesit verifikues. Ngritja e balancuar e tyre, arritje e mundimshme në natën e 21-22 korrikut, zhvleftësohet totalisht.
Sipas ligjit, rivlerësimi kryhet thuajse tërësisht nga institucionet në varësi direkte të Qeverisë apo supermaxhorancës parlamentare: Inspektorati për Deklarimin e Pasurive të zyrtareve në varësinë e Kuvendit; Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave në varesinë e Ministrisë së Financave; Drejtoria e Kontrollit të Figurës në varësinë e Kryeministrit; Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Policisë në varësinë e Ministrit të Brendshem; apo Shkolla e Magjitraturës nën kontrollin e Qeverisë.
Gjithashtu, sipas ligjit, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtaret e tjerë të drejtësisë do të dorëzojnë deklaratat për pasurinë, figurën, performancën në pak ditë dhe, me gjasa, një pjesë e deklarimeve do të vlerësohen nga këto institucione të politizuara edhe më herët se sa të ngrihen organet e reja të vetting.
Kushtetuta e Re përcakton se organet e vetting janë jo vetëm vendimarrësit finale, por edhe drejtuesit e gjithë procesit rivlerësues, në çdo hap të tij, ngritur si një mini-sistem më vete dhe i kompletuar i drejtësisë administrative ekskluzivisht për rivlerësimin, përbërë nga trupa hetimi administrativ dhe gjykimi administrativ, mbështetur nga një administratë e plotë në varësi të drejtpërdrejtë, pajisur edhe me të drejtën për të kërkuar e marre çdo informacion të nevojshëm nga institucionet e tjera të shtetit, përfshirë ato të sipërpërmendura, që janë të detyruara të bashkëpunojnë kur ju kërkohet.
Konflikti mes ligjit të vetting dhe Kushtetutës së Re është evident, kapet vetëm me një lexim minimalisht të vëmendshëm. Ligji servir një proces rivlerësues të ngjashëm me drejtësinë e diktaturës komuniste në të cilën, organet e Sigurimit, Hetuesisë, Policisë Popullore, fabrikonin faktet e përpilonin akuzën, Prokuroria e lexonte para Gjykatës, i akuzuari kishte de facto barrën e provës pa ndihmën e avokatit, Gjykata vinte vulën mbi ç’i servirej.
Është fakt që shqiptaret kanë një opinion mjaft negativ mbi organet dhe zyrtarët e drejtësisë. Kjo nuk justifikon që mbi këta zyrtarë të përdoren metoda inkuizitore, me gjyqe të paracaktuara: ndëshkuese me apo pa të drejtë për disa; certifikuese me apo pa të drejtë për disa të tjerë; sipas interesit politik të supermaxhorances aktuale apo asaj të radhës.
Në demokraci, qoftë edhe si e jona çalamane, kjo lloj drejtësie nuk i rezervohet as kriminelëve më të sprovuar të cilëve iu kemi dhënë, e s’ka si të jetë ndryshe, të gjitha garancitë procedurale për një proces të drejtë ligjor. Aq më pak kjo lloj drejtësie nuk mund t’iu rezervohet zyrtarëve të drejtësise, sado kritika a pakënaqësi paçim, e kur, tek e fundit, po këta gjyqtarë e prokurorë i kanë mbushur burgjet kapicë, tej kapacitetit mbajtës, me vrasës, hajdutë, kriminele gjithfarësoj, shumë syresh të rrezikshëm.
Ligji i vetting duhet risjellë në binarët e Kushtetutës së Re ekstremizimi i së cilës del e tepron për të kryer një proces rivlerësimi efektiv pa kaluar kufijtë me ekstreme të vetë asaj, tej të cilëve çdo vendim rivlerësimi do të ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, pra i prapësueshëm në institucionet e drejtësisë europiane e me faturë të rëndë nga pas dhe, për më tepër, do të përbënte një rrezik të qenësishëm edhe për paralizën e drejtësisë për çdo shqiptar edhe për marrjen e kontrollit të plotë të drejtesisë nga vetëm njëri krah i politikës, me pasoja për çdo shqiptar.
Nga sot, çështjen do ta ketë në dorë Gjykata Kushtetuese, e me gjasa, Komisioni i Venecias. Fatmirësisht në demokraci ka gjithnjë një rrugë a shteg për drejtësi.
Shkruar për SYRI.net
Bërja e tenderëve nga zyrat e shtetit është një problematikë...
Meqënëse shteti komunist shqiptar ishte zyrtarisht ateist, k...
When you have released your essay, you are going to probably...
Gjigandi boteror i rrjetit global te dyqaneve ushqimore SPAR...
Disa ndeshje tenisi në Wimbledon dyshohet se janë manipuluar...
Deputetët Dogjani dhe Keta vizitojnë vajzat e prekura nga pë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtor...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një vr...
Nëse ka një ministër mbi të cilin janë ngritur akuza krimina...
Partia Demokratike dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masa...
Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër do të jetë i mbikëqyrur në më...
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmang...
Policia e Durrësit bën të ditur Më datë 05.10.2016, në fshat...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ka...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ka...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi mori p...
Berisha dhe Beqaj kanë debatuar lidhur me helmimin e nxënësv...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka hedhur poshtë deklarat...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon në Kuvend fshehjen e ...
Zgjedhjet në parti kanë qenë në qendër të diskutimeve në tak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...