Nga Kastriot Myftaraj/Absurdi i emërtimit “Muzeumi i Artit Mesjetar” në Korçë
Meqënëse shteti komunist shqiptar ishte zyrtarisht ateist, k...
Bërja e tenderëve nga zyrat e shtetit është një problematikë e hershme në Shqipëri. Ministritë dhe agjencitë kanë “hapur thesin” para, gjatë dhe pas sezonit të verës. Megjithatë, nga investigimi i gazetarëve të Fiks Fare”, rezultoi se disa prokurime publike janë bërë jashtë afatit dhe investimet nuk kanë asnjë vlerë.
157 milionë lekë për mushkonjat
?Lufta? me mushkonjat ka qenë një nga prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë. Janë bërë disa tentativa për të larguar insektet që përhapin sëmundje dhe janë shumë bezdisëse. Gjithsecilit na ka rastisur që, gjatë kohës së plazhit, të mërzitemi nga prania e tyre. Në vitet e fundit janë bërë disa tender për dezinsektimin e zonave bregdetare apo urbane.
Fiks Fare disponon dokumentet e tenderit prej 157 milionë lekësh të reja të zhvilluar nga ministria e Shëndetësisë. Tenderi është shpallur në muajin shkurt, i ndarë në katër lote dhe është bërë në muajin mars të këtij viti. Loti i parë ka qenë për prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës. I dyti për prefekturat e Tiranës dhe Durrësit, i treti për Fierin dhe i katërti për Vlorën.
Sipas buletinit me numër 21, të datës 30 maj 2016 të Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues i lotit të parë është kompania ?Pastrime Silvio” Shpk. Sipas të njëjtit buletin, fitues i loteve 2, 3 dhe 4 është subjekti Fatos Lashi. Ky shërbim, pra spërkatja për mushkonja në zonat bregdetare dhe urbane ka një afat 2-vjeçar.
“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për të dy subjektet fituese. Siç rezulton nga këto ekstrakte, në momentin e bërjes së tenderit, të dy firmat fituese nuk e kanë pasur si objekt të veprimtarisë së tyre dezinsektimin. ?Pastrime Silvio? e ka shtuar në muajin prill të këtij viti, pra disa kohë pasi ishte hapur tenderi, ndërsa subjekti Fatos Lashi e ka shtuar dezinsektimin në muajin qershor. Pra, pas shpalljes si fitues, sipas buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik më 30 maj 2016.
“Fiks Fare” pyeti gjatë muajve të verës pushuesit në disa plazhe kryesore të Shqipërisë. Shumë pak prej tyre kishin parë mjete apo njerëz që spërkasnin. Disa zona ishin infektuar. Situatë alarmante ishte në Divjakë dhe Golem, ku pushuesit ankoheshin për praninë e madhe të tyre.
Gazetarët pyetën për këtë tender në Ministrinë e Shëndetësisë. Zyra e shtypit pranoi fillimisht se do të përgjigjej për disa pyetje të dërguara nga Fiksi, por, megjith këmbënguljen e vazhdueshme, përgjigjja nuk erdhi.
Fiks Fare iu drejtua edhe dy firmave fituese. Njëri prej tyre, Fatos Lashi, u tha gazetarëve se zonat problematike, përvecc Divjakës dhe Golemit, ishte edhe Orikumi dhe Butrinti. Ai pranoi se ka filluar shumë vonë spërkatja e këtyre zonave. “Duhet të kishte filluar në mes të muajit maj” tha Lashi, ndërsa pyetjes se kur filloi këtë vit, iu përgjigj se “në muajin korrik”. Lashi shtoi se problem ka qenë edhe lëvrimi i fondeve.
Sinjalistika në plazhe, në dhjetor!
Orientimi i pushuesve, vendas apo të huaj, në plazhet shqiptare është një problematikë e hershme. Edhe gjatë sezonit që sapo u mbyll, mungonte sinjalistika. Nuk kishte tabela që të tregojnë emrat e plazheve, numrat e emergjencës, rojet bregdetare, shërbimin spitalor apo policor. Agjencia Kombëtare e Bregdetit u kujtua shumë vonë për të vendosur sinjalistikë. Drejtori i kësaj agjencia, Auron Tare, shprehet se sinjalistika orienton pushuesit, vëndas apo të huaj.
“Fiks Fare” siguroi dokumentet e tenderit për këto sinjalistika. Sipas këtyre dokumenteve, Agjencia hapi në muajin korrik procedurën e prokurimit për ?Krijimin e sinjalistikës në vijën Bregdetare?. Fondi limit ishte 166 milionë lekë të vjetra. Por, e çuditshmja në këtë tender, ishte koha kur do vendoseshin tabelat. Tenderi do të bëhej më datë 14 korrik 2016. Dhe, operatori fitues, kishte 45 ditë kohë që të vendoste këto sinjalistika. Nga përllogaritja i binte që këto tabela të vendoseshin në fund të muajit gusht!
Auron Tare pranon se sinjalistika do të vendoset shumë vonë. Shpjegon se fondi i erdhi me vonesë dhe se u desh kohë që të përktheheshin sipas modelit anglez.
Më 14 korrik dështoi bërja e tenderit dhe si rrjedhojë, plazhet shqiptare, edhe gjatë sezonit që lamë pas, nuk kishin sinjalistikë. Agjencia Kombëtare e Bregdetit rihapi procedurën e tenderit. Kësaj herë, tenderi do të bëhet më 19 tetor dhe fituesit kanë kohë për ti vendosur gjatë 45 ditëve. Nga përllogaritja, i bie që këto sinjalistika të vendosen në fillim të muajit dhjetor.
Mungesa e sigurisë në plazhe
Plazhet shqiptare ishin më keq se një vit më parë. Siguria linte shumë për të dëshiruar. Një shtetas rus u godit për vdekje nga një skaf në Himarë. Në shumë prej plazheve mungonin kullat e vrojtimit. “Fiks Fare” vëzhgoi gjatë verës disa prej plazheve kryesore në Shqipëri. Vetëm në Velipojë gjetëm një roje plazhi, megjithëse ai ishte i shëndoshë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit tha se plazhet ishin më të ndotur, nuk kishte roje plazhi. Ai shtoi se është përmirësuar uji, por ka shumë ndotja.
Nga vëzhgimi i “Fiks Fare”, në shumë plazhe nuk kishte kulla vrojtimi. Agjencia Kombëtare e Bregdetit hapi një tjetër tender në APP, me vlerë rreth 40 milionë lekë të vjetra. Në këtë rast, kullat filluan të vendoseshin në 10 ditëshin e parë të muajit gusht, kur kishte kaluar më shumë se gjysma e sezonit.
Tare hodhi idenë që plazhet tu jepen me qira privatëve dhe merr shembullin e Malit të Zi, ku simotra e kësaj agjencie përfiton rreth 8 mln euro. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Durrës, Vangjush Dako, tha se nuk ka fonde për roje plazhi. “Nuk e mbulojmë dot me punonjësit tanë, asnjë subjekt nuk ka bërë kërkesë për këtë shërbim” tha Dako.
Meqënëse shteti komunist shqiptar ishte zyrtarisht ateist, k...
When you have released your essay, you are going to probably...
Gjigandi boteror i rrjetit global te dyqaneve ushqimore SPAR...
Disa ndeshje tenisi në Wimbledon dyshohet se janë manipuluar...
Deputetët Dogjani dhe Keta vizitojnë vajzat e prekura nga pë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtor...
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një vr...
Nëse ka një ministër mbi të cilin janë ngritur akuza krimina...
Partia Demokratike dhe qytetarët e Elbasanit denoncojnë masa...
Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër do të jetë i mbikëqyrur në më...
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmang...
Policia e Durrësit bën të ditur Më datë 05.10.2016, në fshat...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ka...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ka...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi mori p...
Berisha dhe Beqaj kanë debatuar lidhur me helmimin e nxënësv...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka hedhur poshtë deklarat...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon në Kuvend fshehjen e ...
Zgjedhjet në parti kanë qenë në qendër të diskutimeve në tak...
Deputeti socialist Pandeli Majko ka deklaruar në seancën e K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...