Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Berisha përpiqet t?i mbushë mendjen shqiptarëve se nuk bëhet fjalë për import plehrash por për lëndë të parë. Është e vërtetë se çdo mbetje mund të kthehet në lëndë të parë për një industri, por janë kriteri ekonomik dhe impakti në mjedis ato që e favorizojnë ose jo këtë mundësi. Sidoqoftë populli gjithshka që hedh në kosh e quan plehra. Në këtë kontekst edhe fekalet e gjeneruara nga njerëzit apo kafshët në Shqipëri, mund të jenë lëndë të para për tokat e varfra me P, N dhe K, pavarësisht se populli ato vazhdon t?i quajë me të njëjtin emër si para 2000 vjetësh.
Por a është në fakt ky thelbi i problemit për të cilin ne diskutojmë? A është problem ligji apo trekëndëshi- realiteti me plehra-ligj-Sali? E vërteta është se problemi qëndron pikërisht në elementin Sali, i cili ka krijuar tek populli shqiptar, tek shoqëria civile dhe pa dyshim tek opozita mosbesim të thellë, ai nuk e mban fjalën, ndryshe thotë e ndryshe vepron.
Përpara se të kaloj në komente për ligjin po ndalem a është real mosbesimi tek Sali Berisha, se nesër ai mund të sjellë mbetje të rrezikshme në Shqipëri?
Në 12 vjet qeverisje të tij ai foli:
1. Për vendosje të demokracisë, për respektim të saj. Në fakt është i pari që krijoi modelin e manipulimit të votës, duke angazhuar si shtetin ashtu edhe rrugën, pjesët kriminale të shoqërisë. E bëri këtë në 96, në 2009 dhe së fundi të dokumentuar si asnjëherë në 2011. Fakti i fundit u bë shkas që të mos merret edhe statusi i vendit kandidat.
2. Foli për një sistem kapitalist të shëndoshë dhe mbolli skemat piramidale, që shkaktoi një fund tragjik me rreth 3000 viktima në 97.
3. Foli për mbrojtje të institucioneve dhe është i pari në këto 20 vjet që i vuri flakën dhe bombat kryeministrisë dhe pushtoi RTV. Pjesëmarrësit u favorizuan me poste kur erdhi në pushtet.
4. Foli për respektim të opozitës, por vrau 4 njerëz para dyerve të kryeministrisë e u përpoq të inventojë çadra pistoletë të opozitës.
5. Foli për ruajtje të territoreve të vendit dhe se do bënte namin po të prekte dikush integritetin, kur në tavolinë i fali Greqisë 350km2. Rasti i 2 në 100 vjet histori të shtetit shqiptar
6. Foli për teknologji moderne demontimi, mbolli një fabrikë mesjetare në Gërdec me kosto jetë njerëzish.
7. Nxorri ligj për mbrojtjen e lumit Erzen, shkoni shihni atje çfarë bëhet sot për të favorizuar kompanitë të lidhura me bizneset që përfliten janë të oborrit të tij.
8. Vargu i shembujve është tepër i gjatë, por mjaftojnë vetëm kaq për të kuptuar se ky njeri nuk mund të besohet dhe se duke qenë neni 49 në këtë ligj nuk ka asnjë garanci se në Shqipëri nuk do të vijnë plehra, për ta kthyer vendin në kosh plehrash, në këmbim të lobimeve për të qëndruar në pushtet dhe të marrjes të injeksioneve financiare nga mafia e plehrave për oborrin e tij dhe për t?u mbajtur edhe pak në pushtet.
Ligji nga ana e tij ka disa probleme thelbësore:
1. Ai nuk prek një nga problemet më akute të mbetjeve në Shqipëri, për të cilën është folur prej 20 vjetësh por që është bërë shumë pak. Disa kanë implikime rajonale, ndaj s?mund të quhet ligj i integruar. Për ironi ligji ka një nen të veçantë për trajtimin e industrisë së oksidit të Titanit dhe s?flet për mbetjet e Cr, të Pb, Hg që janë realisht problem në Shqipëri.
2. Ligji ka dualizëm dhe nuk sjell asgjë të re në krahasim me ligjet e mëparshme nga pikëpamja parimore. Fakti që ky lloj dualiteti ka ekzistuar edhe më parë, pra edhe menaxhim të mbetjeve në vend edhe import, e ndërkaq nuk ka patur progres substancial për menaxhimin e plehrave të vendit, flet se edhe ky ligj do të dështojë.
3. Ligji vazhdon të kompromentohet rëndë me nenin 49, ku ligjërohet importi i plehrave.
4. Kam një pyetje të thjeshtë ?A kompromentohet menaxhimi i plehrave të vendit nëse ne nuk importojmë plehra nga jashtë? Përgjigja ime është një. Jo! E madhe. Ne kemi aq plehra sot në vend sa të furnizojmë kapacitetet ricikluese ekzistuese. Po marr vetëm një shembull, industrinë e letrës. Ka një fabrikë në Durrës dhe një në Fier. Një në Elbasan është drejt falimentit. Kapaciteti i tyre është 35000 ton sëbashku, sasi e tillë letre hidhet në plehra vetëm në Tiranë gjatë një viti.
5. Korrupsioni i lartë duke nisur nga kryeministri e më poshtë deri në doganë na bën të mendojmë se në Shqipëri do futen mbetje të rrezikshme.
6. Për Importin në Shqipëri të plehrave e mbetjeve të rrezikshme flet çdo ditë shtypi Italian. Në Itali çdo vit zhduken mijëra tonelata mbetjesh të rrezikshme fati i të cilave nuk dihet ku është. Këtë e pranon shtypi Italian. A është destinacioni Shqipëria shtroj pyetjen?
7. Doganat Shqiptare janë vlerësuar nga një forum ndërkombëtar si sektori më pak i besueshëm në tërësinë e doganave në Europë.
Dua ta mbyll me një pohim të pavërtetë të kryeministrit që thotë se ne s?kemi edukatën për të ndarë plehrat e për t?i ricikluar. E kundërshtoj me thënien e një akademiku francez që është marrë me menaxhimin e plehrave në nivel global, i cili thotë se nuk ka popuj të paedukuar për keqmenaxhimin e plehrave, por ka mungesë politikash ekonomike e interesash ekonomike si dhe mungesë infrastrukture e nevojshme për t?i menaxhuar ato. Ndaj si përfundim,
Jo importit të plehrave të Napolit, pa pastruar plehrat e Shqipërisë.
Burimi: http://ps.al/kunder-plehrave-te-napolit-ne-shqiperi-03-11-2011/
Nga Beatrice DondiSi një çorape e vjetër. E la bash kështu. ...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një video të...
Meta ka krijuar jo pak debat jo vetëm mes shoqërisë civile,...
Mentor Kikia është shkarkuar nga detyra të kryeredaktorit të...
Austriaku i “zbathur” e quan gazetari Enrik Mehmeti, persona...
Rim Spahiu është një ish-bankier dhe i njeh mirë politikat e...
Ky ndoshta është propozimi më i “vyer” në vitet e fundit. Dh...
Opozita megjithëse po përpiqet të kalojë dhimbjen e humbjes ...
Një person i armatosur me një thikë u përpoq të hynte në Amb...
Këtë mëngjes Christine Boutin, deputete e partisë kristiande...
Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë ...
Kryeministri Edi Rama i ka ftur fermerët e Elbasanit të apli...
Tre shqiptarë dhe një malazez janë vënën në pranga nga polic...
Megjithëse lajmi ka që dje i publikuar në faqen zyrtare të k...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se kr...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj k...
Gjatë vizitës në Itali, ministri Blendi Klosi u prit në taki...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani në një konfere...
Era e rëndë e plehrave në fshatit Rreth Tapi në Urën vajguro...
Policia e Kuçovës filloi sot pocedim penal për shtetasin: F....
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...