web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama fermerëve: Aplikoni në Fondin e Garancisë

21 Shtator 2016, 14:15, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama i ka ftur fermerët e Elbasanit të aplikojnë me projekte për të përfituar mbështetje nga Fondi Kombëtar i Garancisë. Ai i tha fererëve se qeveria mund të thithë fonde deri në 300 milionë euro në tre vitet që vijnë, por që ato të jenë efektive priten projektet e fermerëve. Rama i nxiti ata të aplikojnë gjatë një takimi që pati me fermerët e Byshekut. Rama i njohu edhe me lehtësitë e krijuara për marrjen e titujve të pronësisë.

?Është një mundësi e jashtëzakonshme. Potencialisht mund të thithim deri në 300 milionë euro për ju nga bankat në tre vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër kjo do të varet e gjitha nga puna që do të bëhet, sepse këto 300 milionë euro mund të thithen, por mund të mbetën aty, nëse ne nuk jemi aktivë me projekte dhe nëse ndërveprimi mes fermerëve, bashkisë dhe qeverisë nuk funksionon si duhet. Secili duhej të shkojë në njësinë administrative dhe vetëm të dorëzojë certifikatën familjare dhe aktin e marrjes në përdorim të tokës mbi bazë të ligjit 7501. Bashkia angazhon topografin, pra, paguajmë ne dhe jo ju, bëhen matjet, bëhet gati edhe harta e tokës, çohet në hipotekë dhe hipotekohet pa para dhe pa qenë nevoja për të qenë ju dhe bashkia ju dorëzon hipotekën në dorë në momentin e fundit kur duhet vënë firma?, tha Rama.

Gjatë qëndrimit në Elbasan Kryeministri mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për rregullimin e rrugës që të çon për në fshatin turistik të Byshekut, ndërsa bashkë me minsitrin e shëndetësisë lancoi projektin e shërbimit të urgjencës.

?Është një Urgjencë tërësisht e decentralizuar në kuptimin e territorit, pra, ka një shtrirje shumë më kapilare në territor dhe garanton një shërbim shumë më ët shpejtë dhe një lehtësim të konsiderueshëm për personelin e spitaleve. Jam i bindur që brenda 5 muajve të ardhshëm do të jemi në një situatë tërësisht tjetër në Shërbimin Kombëtar të Urgjencës?, theksoi kreu i qeverisë.

Vizitën në Elbasan Rama e mbylli me një inspektim në parkun e qytetit të Elbasanit, që është shnëdërruar në një hapësirë për qytetarët. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga