web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta kundër kanabisit/ Rama konfiskon një degë në studio televizive

21 Shtator 2016, 13:45, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani deklaroi se kryeministri Rama po tallet me shqiptarët duke mos luftuar kanabisin. Sipas tij, këtë gjë Rama e tregoi  qartë gjatë konfiskimit të një dege hashashi në studion televizive ?Studio e Hapur?.  ?Kryeministri i vendit, në vend që të luftojë kanabisin dhe trafikantët e tij, tallet, siç bëri mbrëmë në studion e emisionit Studio e Hapur, në News24, duke konfiskuar një degë kanabisi?, tha Bogdani. Duke e cilësua këtë si një nga dramat më të mëdha që po kalon vendi Bogdani i bënë thirrje shqiptarëve që të bashkohen dhe të shpëtojnë vendin nga ky rrënim. ?Kryeministri i vendit, tallet, ndërkohe që kjo është realisht drama më e madhe qe po kalon vendi. Drame që dje gjeti rrugën dhe tregoi degën e hashashit në studion televizive, pasi ky biznes kriminal ka mbuluar vendin. Eshtë koha që shqiptarët të bashkohen e ta shpëtojnë vendin nga ky rrënim. Shqipëria nuk meriton drogë, nuk meriton të sundohet nga karteli i Edi Ramës?, përfundon deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.





Lajmet e fundit nga