web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fotot dhe skenarët/Zbulohet grupi LLAHTARIA në PD

21 Shtator 2016, 16:35, Aktualitet CNA

Opozita megjithëse po përpiqet të kalojë dhimbjen e humbjes në Dibër po punon paralel me disa plane. Së pari një zhurmë më e madhe mbyll zhurmën e madhe. Dibra u harrua, analiza iku, humbja e rradhës do rregjistrohet si fitore.

Paralel me këto lëvizje në PD ka filluar të funksionojë edhe grupi LLAHTARIA. Grupi ka marë këtë emër për shkak të Fahri Balliut dhe bëmave të tij që fillojnë nga skandalet në amabsadën shqiptare në Maqedoni, Gërdeci, kunatat, gjobat dhe mashtrimet ndaj biznesmenëve e kështu me rradhë.

Grupi LLAHRARIA pasohet nga Genc Pollo, njeriu i skandaleve pafund, andarti, spiuni, hajduti kështu e quante Fahriu në fletushkën e tij, sot janë bashkë. Por Pollo nuk është vetëm pjesë e historisë të PD në opozitën e parë, ai ka bëmat e tij të pushtetit. Kioskëzimin e arsimit të lartë, ndonjë udheqëse PD-je apo sekretare të kapur pak si keq, skandali i dixhitalizimit të TVSH-së, e kështu me rradhë.

Në grup bën pjesë edhe Ferdinand Xhaferaj, njeriu vërtet që LLAHTARISI dyunjanë me qëndrimin e tij për rregullimin e cilësisë të diellit dhe rrërës, apo skandali që brenda një dite firmosi dy dokumenta të ndryshëm për të njëjtin objekt muzeal e kështu me rradhë.

Në foto shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani i cili mesa duket është pjesë e re e këtij grupi vërtet të LLAHTARISUR. Anëtar i ri apo thjesht fans i tyre? Ky grup ka edhe aspirantë të tjerë që afrohen apo përdoren sipas interesit të momentit.

Mësohet se gjellët e gatuara i pështyn Pollo dhe më pas në publik e tryeza i servir Fahriu. Grupi LLAFTARIA së fundi mësohet se po përgatit lëvizjen më të fortë në PD. Sulm dhe nxjerje të një grupi armiqësor. Fahriu si ish sigurims i vjetër që nuk e qasnin në Parti, megjithse rinte me Hekuran Isain, ai e di mire teorinë ?kur ka grup armiqësoer, dhe partia bëhet më e fortë?.

Grupi LLAHTARIA mësohet se do fillojë një sulm ndaj disa ekspontëve kritikë ne PD si Majlinda Bregu apo Eduard Selami. Ky sulm i bën mirë PD-së sipas Fahriut sepse harohen humbjet dhe partia bëhet më e fortë. Pollo gatuan skenarët që lajmi që shkojë edhe në media të pavaruara të kontrrolluara nga universitetet që ai ka licensuar. Nuk dihet ende a ka dhënë Ristani konfirmim për lëvizjen dhe sulmin, por mësohet që pas bisedës grupi  u shtrua në paçe dhe pilaf për të diskutuar më gjatë se kush janë ?armiqtë? që i duhen partisë në këto momente. /Për Citynews KËNDEZI





Lajmet e fundit nga