web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdes Ardian Kodra, efektiv i FNSH, u qëllua nga i sëmuri mendor

2 Shtator 2016, 12:58, Aktualitet CNA

Policia ka rrethuar në banesë një shtetas që gjuan me armë në Torovicë të Lezhës. Mësohet se ka nisur një shkëmbim zjarri, i cili ka rezultuar me vdekjen e Ardian Kodrës, efektiv i FNSH-së Shkodër. Policia bën të ditur se më datë 02.09.2016, është marrë njoftim se në Torovicë, shtetasi David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe F.N.SH. për menaxhimin e situatës.

Shtetasi David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumenta nga Spitali.

Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur .

Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga