web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 24 vjeçari, kultivoi 130 bimë kanabis

2 Shtator 2016, 11:15, Aktualitet CNA

Në vijim të punës për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike janë gjetur dhe asgjësuar me djegie 130 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva, ndërsa është arrestuar në flagrancë kultivuesi.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Marselan Sulaj, 24 vjeç, banues në fshatin Bejar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në fshatin Bejar, në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe asgjësuan 130 bimë bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga