web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacionet anti-kanabis, Prokuroria dhe SHCBA monitorojnë/FNSH ndërhyn në Ersekë, frikë nga dekonspirimi i aksionit

22 Gusht 2016, 18:10, Aktualitet CNA

Operacionet sekrete anti-drogë nisin nga Erseka/FNSH asgjeson 18 mijë rrënjë kanabis, dyshime mbi dekonspirimet e aksioneve

Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërmorrën një aksion sekret në zonën e Ersekës kundër parcelave me kanabis, ndërsa mësohet se janë asgjesuar deri në 18 mijë rrënjë bimë narkotike.

Burime policore bënë të ditur se nga aksioni i policisë janë përjashtuar efektivët e komisariatit të Ersekës, ndërsa i gjithë operacioni është drejtuar nga një grup prokurorësh. Duket se kjo do të jetë metoda që do të vihet në funksionim në të gjithë territorin e vendit, pas depozitimit në organin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të një raporti të hollësishëm mbi parcelat me drogë që janë mbjellë në rreth 363 zona në të gjithë vendin.

Burimet saktësojnë se operacioni është drejtuar nga një bërthamë e agjensive ligjzbatuese, të cilët duket se kanë informacione edhe mbi implikimin e zyrtarëve të policisë lokale në zonat ku ndodhen parcelat me kanabis.

Ndoshta ky është fillimi i një operacioni të gjerë në shkallë vendi kundër bimëve narkotike, ndërsa Prokuroria dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm Administrativ do të mbikqyrin aksionin. /citynews/

 

 





Lajmet e fundit nga