Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mbajeni mend nga unë këtë fjalë,-shtoi Angjeli,- Nano është turk, më besoni?
Gejxhi ngriti supet dhe tha:
-Ti thua se Nano është turk, ai betohet se ti je rom? Kë të besoj unë?
Kur në verën e vitit 2003 Meta doli nga qeveria e Nanos, dhe bëri me dije se do të krijonte lëvizjen e tij politike, kryeministri Nano vendosi që ta afronte Angjelin, që të mos bëhej aleat i Metës. Por Nano nuk e bëri Angjelin anëtar të kryesisë së PS-së as në kongresin e partisë që u mbajt në dhjetor të atij viti. Kështu, Angjeli, i cilido të bëhej ministër pak ditë pas kongresit, është i vetmi njeri në PS që ka qenë disa herë ministër, pas qenë asnjëherë anëtar i kryesisë së partisë! Edh ehistoria se si u bë Angjeli ministër këtë herë është shumë komike. Angjeli u bë praktikisht portier i shtëpisë së Nanos te pallati ku banonte Nanoja në atë kohë, te Shallvaret. Angjeli kërkonte që Nanoja ta priste në një takim, por ky e refuzonte duke gjetur lloj lloj arsyesh ose duke i thënë thjesht se do ta priste më vonë. Por Naçi nuk dorëzohej dhe mendonte lloj lloj mënyrash për të hyrë në shtëpinë e Nanos. Një ditë atje shkoi deputeti i PS Ndriçim Hysa, të cilin Nano e kishte thirrur në shtëpi për një punë. Naçi u shtir se edhe atë e kishte ftuar Nanoja, dhe u fsheh prapa Ndriçimit, që të hynte brenda në shtëpi. Nanoja, i cili doli në korridor të priste Ndriçimin, i foli këtij që të dëgjonte Naçi:
-Thuaji këtij që më hyri në shtëpi për shkakun tënd, që të shkojë të paguajë paratë për ata pesë deputetët që na duhen për të rregulluar numrat në parlament për votimin e ndryshimeve në qeveri, dhe pastajtë vijë këtu për të folur me mua.
Nano e kishte fjalën që të paguheshin disa deputetëtë opozitës (Ballit Kombëtar dhe Lëvizjes së Legalitetit), që të mos merrnin pjesë në seancën parlamentare, në mënyrë që të ulej numri i deputetëve pjesëmarrës dhe Nano të siguronte shumicën për t? i kaluar dekretet për emërimin e ministrave të rinj. Angjeli i pagoi paratë dhe pastaj Nano e priti në shtëpi dhe i ofroi një vend në qeveri.
Me ndryshimet në qeveri që Nano bëri në fund të vitit 2003, i ofroi Angjelit postin e ministrit të Ekonomisë, të cilin ky i fundit e pranoi, duke u bërë përsëri ministër në fund të dhjetorit 2003.
-Naçi, a të kujtohet takimi i parë në këtë ndërtesë në zyrën e Niko Gjyzarit, -i tha Nano mënjanë, kur përfundoi mbledhja e parë e qeverisë,- sa ujë ka rrjedhur që atëherë! Si i ke patkonjtë tani? Nejse, të kam thënë me kohë se mund t? i mbash si të duash.
Si ministër, Angjeli vazhdoi bëmat e tij të dikurshme. Monument i bëmave të Angjelit si ministër është libri në tre (apo ndoshta katër) vëllime që ai botoi në kohën kur ishte ministër, në bashkëautorësi me prof. dr. Aristotel Panon, me titull ?Ligjëratat në ekonomi?. Libri përmban fjalimet që kanë mbajtur laureatët me rastin e marrjes së Çmimit Nobel në ekonomi. Angjeli në fakt nuk bëri gjë tjetër veçse vuri emrin në libër, se fjalimet i përzgjodhi dhe i përktheu profesor Aristotel Pano. Por është mjaft mbresëlënëse lista e kompanive që kanë sponsorizuar botimin e librit dhe që jepet në kapakun e pasmë të librit: ?Birra Tirana?, ?Sigal?, ?Sigma?,?Atlantik?, ?Intersig?, Banka ?Kredins?, AMC, ?Seament Albania?, ?Banka Popullore?, ?INSIG?, ?Studio Elb?, ?DEKA?, ?Kurum?, ?Vodafon?, Hotel ?Tirana International?. Kur edhe për një libër Angjeli merrte financim nga kaq shumë kompani dhe banka, mund të imagjinohet se ç? bënte për interesa më të mëdha. Kur Angjeli i dhuroi kryeministrit Nano me dedikim vëllimin e tretë të librit,të botuar në vitin 2004, Nano i hodhi një sy dhe u duk qartë se po përgatitej të lëshonte ndonjë nga ato thëniet e tij therëse.
-Sa vëllime ke ndërmend të nxjerrësh Naçi, se po shikoj që vëllimi i tretë paska arritur deri në vitin 1995? Nejse, gëzohem që qeveria ime ka një ekspert të Nobelit në ekononomi. Madje nuk është çudi që me arritjet e tua ekonomike, Naçi, Shqipëria nuk ka vetëm një kandidat për Çmimin Nobel në letërsi, Kadarenë, por edhe një tjetër në ekonomi.
Nanos i mbetën sytë tek kapaku i pasmë i librit ku Naçi kishte shënuar kompanitë dhe bankat që kishin sponsorizuar librin:
-Sa shumë sponsorizime që ke marrë për një libër more Naçi! Nuk ka faj Berisha që të thotë mamuth i korrupsionit! Sa para mblodhe? Po të llogarisim edhe paratë që do të marrësh nga Ministria e Arsimit për blerjen e librit nga shteti, nuk është çudi që shuma të dalë sa ajo që i jepet fituesit të Nobelit në ekonomi. Do ta pyes profesor Aristotelin se sa para i ke dhënë. Jam i sigurt se e ke gënjyer. A mban listë edhe për sponsorizimet e tjera ti? Do t? i them Kujtim Hysenajt të ta gjejë.
Jetëshkrimi i Angjelit në kapakun e pasmë të librit meriton që të citohet i plotë se është tregues i natyrës së tij prej sharlatani, se vetëm një sharlatan mund të shkruajë për vetveten me superlativa. Jetëshkrimi i Angjelit në këtë libër thotë:
?Prof. dr. Anastas Angjeli
Profesor në Ekonomi-Financë me një kontribut të shquar në këtë fushë, veçanërisht në atë të Financave Publike. Prej vitit 1982 e më pas duke kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës dhe pas vitit 1990 me angazhimin e tij në politikë,është afirmuar si një nga financierët e shquar vecanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut. Kontributi i tij i veçantë për reformën fiskale, zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri gjatë periudhës së tranzicionit është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga institucionet ekonomike financiare ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve ka kryer detyrat e Ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale, të Financave dhe aktualisht është Ministër i Ekonomisë?. (Prof. dr. Aristotel Pano & prof. dr. AnastasAngjeli, ?Ligjëratat Nobel në ekonomi?, Shtëpia botuese ?Albin?, Tiranë 2004,vëllimi 3)
Kështu shkruan Anastas Angjeli për vetveten në një libër që mban autorësinë e tij. Një gjë që të bën përshtypje këtu është se Angjeli e quan veten ?financier?, ndërsa në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, sice kam cituar më lart, quhet ?financist??!
Kur kryeministri Nano u detyrua nga amerikanët që Bankën e Kursimeve të mos ia shiste Greqisë, siç kishte dashur por një banke austriake, Angjeli thoshte në Athinë dhe në rrethet greko-amerikane se po të kishte qenë ai ministër i Financave nuk do ta kishte lejuar që të ndodhte një gjë e tillë. Kur Nano ia shiti Telekomin një kompanie turke, Angjeli tha se e detyroi Nano të firmoste kundër dëshirës së tij, duke e kërcënuar me shkarkim.
-Vetë e deshët kryeministër, -u thoshte Angjeli greko-amerikanëve,- ja ç? na bëri tani ky kanakari juaj, ia dha Telekomin si pajë për martesë vajzës së Erdoganit.
Kur dha dorëheqjen George Tenet nga posti i drejtorit të përgjithshëm të CIA-s, në qershor 2004, Angjeli i ra ballit me dorë dhe tha: ?Tani morëm fund si qeveri dhe si parti. Ai na mbante ne. Kush e mban dot në këmbë këtë qeveri me këto që po bën Qorri. Të kishte qëndruar dhe një vit Teneti në krye të CIA-s, sa të fitonime dhe zgjedhjet e ardhshme?.
Atyre që e dëgjonin u dukej se Angjeli ishte duke ekzagjeruar, por e vërteta është se Angjeli ishte njeriu që i dinte më së miri disa gjëra në qeverinë e kohës, përveç kryeministrit Nano.
Dhe fjalët e Angjelit dolën të vërteta. Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 qenë një humbje e dyfishtë për Angjelin: Humbi partia e tij dhe ai vetë. Angjeli humbi në zonën zgjedhore 38 në Tiranë,përballë kandidatit të PD-së, Ylli Pango. Meqënëse, sipas formulës zgjedhore të quajtur e ?Mega-Dushkut? vendet në sistemin proporcional u shkonin partive aleate, Angjeli mbeti jashtë parlamentit. Kështu që në verën e vitit 2005,Angjeli u gjend përsëri si në verën e vitit 1991, as ministër dhe as deputet.
Kur dha dorëheqjen Nano si kryetar i PS-së, në gusht 2005, Angjeli ishte ndër të parët që i telefonoi Edi Ramës, i cili ishte kandidati kryesor për kryetar dhe, sipas të pranishmëve që dëgjonin ulërimat e Naçit, i cili donte që të kishte sa më shumë dëshmitarë për atë që po bënte në këtë moment historik, i tha:
-Dita e dorëheqjes së Qorrit është dita e çlirimit të partisë sonë. Tani u hap rruga për ty që ta bësh partinë ashtu siç kemi dashur gjithmonë të jetë ne që kemi qenë të përkushtuar. Për një kryetar si ty ia vlen të sakrifikohesh. Mos më kurse.
Sic shihet, Naçi e llogariste dhe veten në rrethine afërt të bashkëpunëtorëve të Ramës, nëse ky do të bëhej kryetar i partisë.
Rama bëri sikur u kënaq nga këto fjalë, se i duhej mbështetja e Naçit për t? u zgjedhur kryetar në kongresin që do të mbahej në tetor 2005.
-Kujdes nga hilet e Qorrit,- e këshillonte Naçi Ramën,- e njoh mirë unë atë, nuk rri dot pa bërë hile ai.
-Më ka thënë se nuk do të marrë pjesë fare në kongres,- i përgjigjej Rama,- ke dorë të lirë më tha, po fitove të lumtë.
-Mos,- i binte ballit me dorë Naçi,- kur thotë se do të mungojë ai e bën lesheli partinë. Nuk e ke idenë ti se ç? na bëri ne ai që nga qelia e tij në burgun e Bënçës.
Dhe vërtet Nano i bëri Ramës një hile të madhe. Nano iu dërgoi fjalë delegatëve se Rama kishte marrë 25 milion euro nga Sorosi për të siguruar zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të PS. Në fakt dikujt iu tha 20 milion euro, dikujt 25 milionë, dikujt 30 milionë. Por mesatarisht dilte se i takonin rreth 50 mijë euro për çdo delegati. Rama i kishte paraqitur kongresit një platformë për drejtimin e partisë si kandidat. Nano, që nga larg kishte ndërhyrë që platformat që do të paraqesnin kandidatët për kryetar të hidheshin në votë. Ky do të ishte dhe si një lloj votimi paraprak për kandidatët. Meqënëse platformë paraqiti vetëm Rama, në votim paraprak kaloi vetëm ai. Delegatët mund të kishin votuar edhe pro platformës së Ramës, nëse Nano nuk do të kishte përhapur fjalë se po të rrëzohej platforma atëherë Ramado të alarmohej dhe do të paguante.
-Po votuat platformën e atij të gjatit, iu ikën paratë nga duart, dhe iu e dini se kur ta marrë ai partinë nuk do të jeni më të preferuar si me mua. Prandaj merrini ç?të mundni që tani. -Iu coi fjalë Nano delegatëve, të cilët ishin të njëjtët ?kongresmenë? të bërë të famshëm nga emisioni ?Fiks Fare?, gjatë kongresit të vitit 2003, se kishin mandat katërvjecar. Kështu platforma e Ramës u rrëzua.
-Na e hodhi Qorri, si do të bëjmë tani? Diçka duhet paguar, ndryshe na u rikthye prapë Qorri.- Thoshte Naçi, që tani e quante veten pjesë të stafit të ngushtë të Ramës.
-U çmenda unë të paguaj 25 milion euro për këta idiotë,- thoshte Rama, i cili gjithsesi nuk thoshte se nuk kishte 25 milionë euro, porse nuk ia vlente që t? i paguante për këta njerëz. Por diçka u detyrua që tëpaguante gjithsesi. Dhe Naçi nuk dha aq sa priste Rama prej tij. Pas kësaj Rama nuk i përgjigjej më kur Naçi i telefononte.
Pas ardhjes së PD-së në pushtet, Angjeli përjetoi një eksperiencë të frikshme, të ngjashme me atë të verës së vitit 1991. Në atë kohë Berisha bërtiste me të madhe se qeveria e tij i kishte dërguar Prokurorisë dosjet e korrupsionit të ministrave të qeverisë paraardhëse, por prokurorët flinin gjumë mbi këto dosje. Një nga ish-ministrat që kishte dosjen më të fryrë, ishte pikërisht Angjeli. Kështu ndodhi që një mbrëmje, mikut të tij Fahri Balliut, i lindi ideja që të bënte një shaka të rëndë me Angjelin. Fahriu, i cili qe në një restorant duke ngrënë një tavë me përshesh me mish keci, i telefonoi Angjelit dhe i tha se atë natë do ta arrestonin. Sipas Fahriut, kishte një kompromis me Berishës, Edi Ramës, që ishte bërë kryetar i PS-së, dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Dhori Sollakut, që të arrestoheshin disa ish-ministra të qeverisë së Nanos, të cilët nuk qenë më deputetë. Kështu do të krijohej përshtypja se po luftohej korrupsioni. Fahriu i tha Angjelit se duhej të largohej atë natë, por jo nga aeroporti i Rinasit, se atje mund ta kapnin. Angjeli u tremb me të vërtetë dhe rrugës duke u larguar pësoi një parainfarkt dhe një paralizë të pjesshme të trupit dhe të fytyrës. Këtë mori Angjeli si shpërblim nga Fahriu për financimet bujare që i kishte bërë në kohën kur ishte ministër. Angjeli u end për disa kohë nëpër Athinë ku bërtiste:
-Ika se nuk durohej jeta nën diktaturën e Berishës.Na e bëri Qorri këtë të keqe, na tradhtoi, na shiti tek Berisha dhe Turqia ndërsa vetë iku në Vienë të luajë kazinove paratë që vodhi. Mjerë Shqipëria thuaj!
Pas disa kohësh Angjeli u kthye përsëri në Shqipëri, duke thënë:
-Nuk do ta lemë vendin në dorën e aleancës të Saliut me Qorrin që të tallen ata! Po të më dëgjojë Edi Rama mua, e përmbys edhe njëherë Berishën, e ve në lëvizje lobin greko-amerikan ashtu si di unë.
Por Edi Rama kishte mendime të tjera. Në Kongresine PS të qershorit 2007, që ishte kongresi i parë i partisë qëkurse ajo drejtohej nga Rama, ku delegatët qenë zgjedhur sipas dëshirës së tij, ai nuk e zgjodhi Angjelin as në Asamblenë e partisë, që zëvendësoi Komitetin e Përgjithshëm Drejtues, ku Naçi kishte qenë anëtar. Naçit kjo i ra si bombë.
-Ky i gjati qenka edhe më i keq se Qorri,- bërtiste ai,- pa mua nuk do të ishte zgjedhur kryetar i partisë. Dhe ja si ma shpërbleu sot! Por nga partia nuk më largon dot. Unë do të bëj luftën time kundër regjimit të Saliut.
Para se të largohej PS nga pushteti në 2005, Angjeli, duke përfituar nga pozita e tij si ministër, mori një licencë për të krijuar një universitet privat me emrin Universiteti Minoritar i Tiranës. Angjeli kishte një projekt të madh, të cilin e kordinonte me qeverinë greke dhe me organizatatgreko-amerikane në SHBA. Sipas planit Naçit, ky universitet duhet të qendra arsimore ku do të studionin të gjithë minoritarët e Shqipërisë, jo vetëm ata grekë, por edhe ata sllavë, dhe gjithë minoritetet e tjerë të shpikur në vend, bashkë me ato që quhen pakica kulturore si vllehë, romë, egjiptianë. Universiteti përveç të tjerash duhet të specializohej edhe për studimin e kulturave dhe gjuhëve të minoriteteve. Kështu Naçi mendonte të merrte paratë e projekteve të Bashkimit Europian për zhvillimin arsimor e kulturor të minorancave, për të cilat BE është shumë e ndjeshme. I kishte bërë mirëllogaritë Naçi. Vetëm nga paratë që do të jepeshin për bursa për studentët Naç ipriste të siguronte të ardhura të mëdha. Si bashkëpunëtorin të tij kryesor në këtë projekt kishte marrë Kosta Barjabën, minoritar grek si ai, nga Sopiku i Sarandës, i cili para pak kohësh u arrestuan në SHBA si vjedhës serial në supermarket. Projekti universitar i Angjelit kishte një prapavijë destruktive,se ishte qartësisht një mënyrë për ta vënë arsimimin e minoriteteve nën kontrollin e Greqisë. Kështu që projekti i Angjelit u bllokua me ardhjen eqeverisë së re.
-Çfarë të bëjmë tani?- Pyeti Naçi Kosta Barjabën.
-Ta ndryshojmë emrin e Universitetit,- tha Barjaba,- por të ruajmë inicialin UMT. Kështu mund t? u themi miqve tanë se është e njëjta gjë dhe të përpiqemi t? i bëjmë gjërat sipas projektit tonë.
-Ide e shkëlqyer, -tha Naçi,- por si do ta quajmë?
Barjaba nuk kishte asnjë ide për këtë.
Sigurisht që karta kryesore që përdori Angjeli për të çbllokuar licencën e Universitetit ishte miku i tij Fahri Balliu.
-Punë që bëhet,- i tha Fahriu,- vetëm se duhen para.
-Vetëm mos më kërko shumë para, se me kaq para sa je duke bërë ti Fahri qëkurse ka ardhur PD-ja në pushtet, tani ka ardhur koha që të më sponsorizosh pak edhe ti mua, që të bësh sikur më kthen borxhet që më ke që nga koha kur unë isha në pushtet.- I tha Angjeli Fahri Balliut.
-Çfarë flet kështu more Naçi,- i tha Fahriu, i cili që kur PD ishte rikthyer në pushtet, nuk i thoshte më ?shef?,- ne jemi si në atë filmin ?Mesdheu?, të kujtohet ai filmi ku në mes të Luftës së Dytë Botërore, disa ushtarë italianë që mbetën të izoluar në një ishull grek u vëllazëruan me ish-armiqtë e tyre grekët. Edhe ne kështu jemi në mes të kësaj lufte politike, vëllezër, t? i harrojmë borxhet.
-Atë film e kam parë në shtëpinë e Andreas Papandreut dikur, -tha Naçi, -atij i pëlqente shumë. Ja këta janë italianë tëmirë, thoshte. Me të këtillë italianë ne marrim përsëri Siçilinë dhe Napolin si në kohërat më të mira të Greqisë së Lashtë.
-Edhe unë jam dakord, më mirë ta ketë Siçilinë Greqia se Italia,- tha Fahri Balliu,- se kështu edhe lufta kundër mafies bëhetmë mirë.
-?Mesdheu?, ?mesdhetar?, të lumtë Fahro, më ke bërënjë shërbim të madh- Tha Naçi dhe e përqafoi Fahriun, -sa për paratë ato nukjanë problem. Vetëm licencën më rregullo.
Kështu Fahriu u bë pagëzuesi i Universitetit Mesdhetar të Tiranës.
Nëse hapni faqen zyrtare online të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, atje do të lexoni çudira. Angjeli shkruan: ?Vendimi për të hapur një universitet nuk është i lehtë, përgjegjësia është e madhe sepse ka të bëjë me përgatitjen e brezave që do të kontribojnë në të ardhmen ekombit?.
Për cilin komb e ka fjalën greku Anastas Angjeli? Sigurisht jo për atë shqiptar. Ndonjëherë kur Angjeli shkon në kishë dhe ka rastin t? i puthë dorën Anastas Janullatosit, i thotë në greqisht:
-Fortlumturi, dy Anastasë janë shtyllat e Helenizmit në këtë vend, thoshte i ndjeri Andreas Papandreu kur donte të më lavdëronte.
Këto fjalë Angjeli nisi që t? ia thoshteJanullatosit që pas vdekjes së Andreas Papandreut, jo sa ishte gjallë ai.
Më tutje, në faqen zyrtare online të UniversitetitMesdhetar, do të lexoni:
?Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë përfaqëson njëpërpjekje unikale në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri. I themeluar si një organizatë jofitimprurëse, UMSH që në themelimin e tij ka vendosur si qëllim kryesor të tij edukimin e studentëve me një frymë të re, e cila është aq e nevojshme për progresin e individit dhe sidomos të shoqërisë?.
Progresi i shoqërisë shqiptare ka qenë shqetësimi kryesor i Angjelit këto 24 vitet e fundit qëkurse u bë këshilltar i Adil Çarçanit. Për të ndihmuar progresin e shoqërisë shqiptare Angjeli themelon një universitet që është organizatë jofitimprurëse, ndonëse çdo student paguan mijëra euro si tarifë. Universiteti me pagesë, i konceptuar si organizatë jofitimprurëse është në frymën e të gjithë bizneseve që Angjeli ka pasur që në vitin 1991 e tutje dhe të cilat për buxhetin e shtetit shqiptar kanë qenë në thelb organizata jofitimprurëse. Selinë mbresëlënëse të universitetit Angjeli e ka vendosur në krah të Universitetit Europian të Tiranës. Angjeli shpall me të madhe se Universiteti Mesdhetar përgatit sidomos financierë të kualifikuar. Në njëfarë kuptimi kjo është e vërtetë se eksperti kryesor i Angjelit për përgatitjen e financierëve në universitet është Arapi i Fajdeve, i cili ështënjë financier unik në llojin e vet. Gjithsesi, universiteti i Angjelit është më tepër një lavatriçe, të cilën ai e përdor për të pastruar paratë e pista. Me universitetin e tij privat, Angjeli nuk bëri gjë tjetër veçse mbushi më tepër thesin e tij të plehrave politike dhe intelektuale.
Pasiqë Angjeli doli nga politika aktive në 2005, ai për disa kohë qëndroi larg syve të publikut, duke mos dalë nëpër ekranet e televizorëve. Angjeli synonte që ta linte kohën të bënte punën e vet duke u harruar disi bëmat e tij. Pasi kaluan disa vjet, Angjeli nisi të shfaqet gradualisht nëpër emisionet televizive, si dhe në faqet e gazetave me analizat e tij ekonomike. Natyrisht që asnjë drejtues emisioni televiziv apo kryeredaktor gazete nuk kujtohej për Angjelin për ta ftuar në ndonjë panel televiziv apo për t? i kërkuar ndonjë artikull për gazetën, por ishte Angjeli ai që u zinte derën dhe u ofronte para që ta ftonin në studiot televizive dhe t? i botonin artikujt e tij. Të gjitha këto Angjeli i bënte në funksion të karrierës së tij të ardhshme politike, ose më saktë të ëndrrave të tij për të vazhduar karrierën politike. Para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Angjeli takoi Edi Ramën dhe i tha:
-Ma vendos emrin mua në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, e shumta të pestin, edhe unë do të shkoj të punojme lobin greko-amerikan për fitoren e PS-së si dikur.
Angjeli ngrinte kokën lart që të kapte vështrimin eEdi Ramës, rreth gjysmë metri mbi lartësinë e kokës së tij, ndërsa Edi Rama ngrinte sytë lart, sikur kërkonte që të kapte me sy pikën më të lartë të tavanit. Angjeli u gëzua shumë kur PS nuk u kthye në pushtet në zgjedhjet e vitit 2009.
-Pa lobin greko-amerikan nuk vjen dot PS në pushtet, dhe pa mua nuk vihet dot në lëvizje lobi greko-amerikan. Pse Vasilika me Luizën do ta venë në lëvizje lobin greko-amerikan?- Thoshte Angjeli.
-Duhesh ti për këtë punë shef. Unë e kam dëgjuar të sigurt se Luiza Xhuvani nuk do të jetë më në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës. Kështu që hapet një vend për ty.- I thoshte lajkatari i përjetshëm, Arapi i Fajdeve.
-Por unë kam dëgjuar se Edi Rama mund të vendosë në listë emrin e Koço Kokëdhimës. Ai më prish punë.- Thoshte Angjeli
-Koçon ma ler mua shef, se e bëj unë të tërhiqet nga kandidimi, – i thoshte Arapi i Fajdeve, me tonin misterioz që i jep zërit kur flet në cilësinë e tij të dikurshme si shef i komisionit të fajdeve.
-E kam thënë me kohë unë, ti Arap vlen sa Fatos Klosi! Po e bëre këtë, ma hape rrugën për në parlament. – I thoshte Angjeli dhe hapte krahët ta përqafonte e ta puthte, e kështu i gjente Fahri Balliu.
2011 ishte një vit me fat për Angjelin. Në këtë vit pati dy arritje të mëdha. Së pari u bë anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave. Është e thënë për Naçin që të gjitha shkallët e karrierës së tij akademike t? i ngjisë në kohën kur është Berisha në pushtet.
-U përpoq Saliu që të më pengonte, por nuk ia arriti dot, se vlerave të mia akademike nuk ka ç? u bën bën njeri. – u thoshte Naçi atyre që e uronin.
Po në 2011 Angjeli u bë anëtar i Asamblesë së PS-së, që është ekuivalenti i KPD të dikurshme të kësaj partie. Me këtë rast Naçi qau nga gëzimi në korridoret e partisë, në prani të Edi Ramës.
-E kam pasur ëndërr që të bëhem akademik, por kur u bëra anëtar i Akademisë së Shkencave nuk u preka kaq shumë sa tani që u bëra anëtar i Asamblesë së partisë sime. Më dukej sikur kisha mbetur pa shtëpi qëkur mbeta jashtë Asamblesë para katër vitesh.
Pasi u bë anëtar i Asamblesë së PS, Angjeli nisi të thotë lart e poshtë në rrethe socialistësh:
-Ju e dini se unë nuk kam dashur kurrë që të jem në Kryesinë e partisë, por sikur nuk shkon kështu. Të jetë një anëtar i Akademisësë Shkencave në parti, e në ç? fushë në atë të ekonomisë, që është fronti kryesor i partisë, dhe ky të mos jetë në Kryesi. Sikur nuk shkon kështu more vëllezër.
Më lart se Asambleja (KPD) Angjeli nuk ka shkuar kurrë në forumet e partisë, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet ministër. Por në PS kishte zëra se riciklimi politik i njerëzve si Anastas Angjeli, qoftë ky akademik ose jo (kishte zëra se Naçi pagoi një milion euro për t? u bërë akademik) nuk ishte një prurje që i sillte përfitim PS-së, madje kishte një kosto. Gjëja më e keqe që mund të bënte PS ishte që të riciklonte njerëzit si Angjeli, të cilët kërkonin t? i riktheheshin karrierës politike si deputetë dhe ministra, me besimin se koha ka bërë që të harrohen bëmat e tyre. Por Angjeli nuk pyeste se ç? mendonte partia, por se ç? mendonte kryetari. Po të kishte qenë për mendimin e partisë, ai nuk do të kishte qenë kurrë as deputet dhe as ministër i PS-së. Angjeli që para zgjedhjeve të vitit 2013 nisi të qarkullonte fuqishëm për vetveten dy legjenda për veten. E para është se ai ka qenë kundërshtari më i hershëm i Fatos Nanos në PS, që e paska kuptuar që në fillim të 1991 dëmin që do t? i vinte partisë nga Fatos Nano.
-Antinanoizmin tim e kam paguar që në zgjedhjet e31 marsit 1991, kur Qorri nuk më futi fare në listën e kandidatëve për deputetë- thoshte Angjeli.
Por ajo që nuk thoshte Angjeli është se se ai do të bëhej njëlloj edhe kundër Edi Ramës, nëse ky nuk do ta përfshinte emrin e Angjelit në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit 2013, në një vend të sigurt për të fituar.
Legjenda e dytë që Angjeli krijoi dhe qarkullonte për vetveten ishte se kishte qenë njeriu-kyç për ardhjen e PS-së në pushtet në vitin 1997, për arsyet që i kam shpjeguar më lart në këtë shkrim. Angjeli kërkonte të thoshte se ai ishte i domosdoshëm për të siguruar fitoren e PS-së në 2013. Ajo që harron Angjeli është se ai në rolin e tij si ambasador privat i Nanos, u zëvendësua në verën e vitit 1996 nga Agim Nesho. Angjeli para zgjedhjeve të vitit 2013 thoshte lart e poshtë se satisfaksioni më i madh i karrierës së tij politike do të jetë ditën kur të rikthehej si deputet në parlament,dhe Fatos Nano të mos jetë atje.
-Këtu mbaron dhe dueli im me Qorrin,- thoshteAngjeli.
Që një vit para zgjedhjeve të vitit 2013, Angjeli i premtoi Edi Ramës se do t? i jepte partisë tre milion euro për zgjedhjet e ardhshme.
-I ke në dispozicion në një një bankë në Qipro,mund t? i marrësh kur të duash,- i tha Angjeli. Nga fundi i vitit 2012 Edi Ramai kërkoi Angjelit gjysmën e shumës së premtuar.
-Duhen bërë disa pagesa për ata që do të na mbështesin për zgjedhjet nga Amerika dhe Europa,- i tha Edi Rama.
Por Naçi e shtynte me sot me nesër dorëzimin e parave. Edi Rama u nervozua shumë nga sjellja e Angjelit dhe nuk i shkoi fare në promovimin e librit që botoi Naçi në fund të janarit 2013.
-Mjaft kemi duruar Preç Zogajn që gjithmonë para zgjedhjeve boton nga një libër, tani ia nisi dhe Naçi me këtë zakon,- tha Ramadhe dërgoi Namik Doklen në promovim. Njeriu tjetër nga PS që vajti në ceremoni ishte kryetari i grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e e Tiranës Aldrin Dalipi, por edhe ky shkoi se kishte disa detyrime ndaj Naçit që nga koha kur Aldrini ishte zëdhënës i Kryeministrit Nano dhe Naçi ishte ministër. Dokles nuk i erdhi mirë kur e pa Aldrinin në ceremoni.
-Po ti çfarë deshe këtu,- e qortoi Namiku,- do të duket sikur këtu jemi vetëm ne ish-anëtarë ekabinetit të Nanos. Namiku vetë kishte qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e fundit të Nanos.
Koha po kalonte dhe Naçi nuk po lejonte nisjen e ceremonisë. Gazetarët që do të bënin kronikën nisën të murmurisin se kishin edhe detyra të tjera.
-Çfarë presim tani për të filluar?- E pyeti më në fund Dokle Angjelin.
-Presim shefin e madh, më tha tha që do të vinte.-tha Naçi.
-Ai më dërgoi mua, kështu që fillojmë, -tha Namiku,dhe meqë është ironik nuk mbeti pa i ngulur një thumb Naçit: Edhe librin me dedikim që me siguri ia ke bërë gati më porositi mua që ta marr.
-Ato janë çështje personale mes autorit dhe lexuesve të tij të veçantë,- tha Naçi. Pa ç? pa Naçi u detyrua që t? i thoshte botuesit, Fatmir Toçit, që të niste ceremoninë.
-Ti më the se do të vijë kryetari,- i tha me inat Fatmiri i cili nisi të kishte frikë se mos do të kishte probleme për karrierën e tij politike, për shkak të botimit të librit të Naçit.
-Epo kryetari këtë kohë që do ta harxhonte këtu do ta harxhojë duke lexuar librin tim, -tha Naçi,- nuk është ky si Qorri, që vinte në raste të tilla për t? u tallur.
Libri i Naçit mbante titullin ?Në ethet e krizës? dhe fliste për krizën globale ekonomike dhe se si ishte prekur Shqipëria prejsaj dhe se si duhet të dilte.
-Nëse do të kishte qenë ?Mjekrra? këtu, nuk iu durua Avokat Ngjelës, i cili quante kështu Nanon,- do të kishte thënë me siguri se ti Naçi na paske mbledhur këtu për të lançuar kandidaturën tënde për Ministër i Financave në Qeverinë ?Rama?.
Nga ceremonia Naçit i mbeti në dorë libri me dedikim për Edi Ramën. Me afrimin e zgjedhjeve, Edi Rama ia kërkoi Nacit të gjithë shumën e parave të cilën ia kishte premtuar. Por në atë kohë ndodhi falimentimi i bankave qipriote, që i ra Angjelit si rrufe. Atje Naçi ka humburrreth 50% të parave të tij.
-Mbarova,- i tha Naçi Edi Ramës, -me këtë krizën e bankave qipriote vajta për lesh si Rrapush Xhaferri. Me këto 300 mijë evro që po të jap ty për fushatën elektorale ikën gati gjysma e atyre që më kanë mbetur.
-Naçi, kaq para japin ata që duan të bëhen kryetarë komunash, jo ata si ty që duan të bëhen deputetë dhe ministra.- I tha Edi Rama.
Edi Rama e dinte se Angjeli e vërtet kishte humbur shumë para me falimentimin e bankave qipriote, por jo aq sa thoshte. Me vështirësi Edi Rama ia nxorri disa herë ?300 mijë evrotë e fundit? në periudhën para zgjedhjeve. Edi Rama i vuri në provë të fortë koronaret e zemrës sëAngjelit para zgjedhjeve, duke ia lënë si të dyshimtë vendosjen e emrit të tij në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, në një vend të sigurt. Angjeli tërbohej por nuk kishte çfarë të bënte. E shprehte dufin para Arapit të Fajdeve.
-Një gjë duhet të ma dijë për nder PS-ja, -thoshte Angjeli në monologjet e tij para Arapit të Fajdeve,- që nuk shkova me PD-në në dhjetor 1990. Nëse do të kisha bërë kështu do t? i kisha rregulluarmarrëdhëniet e Doktorit me Greqinë dhe lobin greko-amerikan, në kohën kur ai ishte President. Nuk do të kishin ndodhur ngjarjet e 1997-ës, PD jo vetëm do të kishte ruajtur pushtetin e fituar në zgjedhjet e majit 1996, por do të kishte fituar edhe në vitin 2000. Qorri do të ishte kalbur në burg, atje në Bënçë për13 vjet sa e kishte dënimin. Do të fuqizoheshim aq shumë saqë PS-në do ta kishim shkrirë fare. Unë do të kisha qenë ministër i Financave për 12 vjet. Andej nga viti 2004 do të dilnim në opozitë nja katër vjet sa për t? i thënë botës se kemi pluralizëm, duke pasur në pushtet një PS që do ta kishim rregulluar sipas dëshirës sonë. Në 2008 do të riktheheshim përsëri në pushtet për dy mandate. Më ka thënë një herë doktori në 1997 kur Nano më la jashtë qeverisë. Të kishe ardhur me mua që në fillim ti Naçi, më tha Doktori, do të na kishte dalë shumë më mirë të dyve. Kishte të drejtë.- Përfundon Angjeli monologun e tij duke pshertirë.
Duke dyshuar shumë te Edi Rama, Angjeli, katër muaj para zgjedhjeve, i tha si me shaka Berishës, kur iu dha rasti ta takonte:
-Doktor, ke një vend për mua në listën e deputetëve nëse Edi Rama nuk më vendos së paku të gjashtin? Ti ish-kryeministrin tim Metën e ke aleat në koalicionin qeverisës, me atë Qorrin po ke aleancë të pashpallur,tani vetëm unë të mungoj në kombinacion. Në fund të fundit më mirë unë se Spiro Ksera. Se Spiro Ksera me dajën e tij, Jani Dakon, që ti i mban si njerëzit qëtë sigurojnë mbështje në Athinë, nuk kanë asnjë influencë në lobin greko-amerikan. Ma vendos mua emrin të katërtin në listën e PD-së në Qarkun eVlorës, ta kthej lobin greko-amerikan në favorin tënd dhe ta kesh të sigurt mandatin e tretë. Me mua në qeveri të gjen 2017 Kryeministër.
-Caci,- i tha Berisha,- edhe kjo alternativë nuk përjashtohet. Nëse Edi Rama bën aleancë me Bamir Topin, dil një herë andej nga zyra ime.
Fahri Balliu që e dëgjoi këtë bisedë i tha Angjelit:
-Caci, thuaji një fjalë për mua Doktorit që të ma vendosë emrin në listën e kandidatëve në Qarkun e Elbasanit, se më 2009 më la jashtë listës Lul Basha.
-Ç? është kjo punë kështu me ty o Fahri tani,-thotë Angjeli me ankim dhe shton: Unë të paguaj ty që të më bësh punë tek Doktori dhe ti më kërkon që të ndërhyj tek Doktori për ty! Mirë, sa do të më paguash po të ta rregulloj me Doktorin që të të vendosë emrin në listë në Qarkun e Elbasanit?
-Unë do të paguaj me luftën që do t? u bëj në gazetën time armiqve të tu që do të sulmojnë kur të kandidosh për PD-në,- i tha Fahriu,- ti e di se po hyre në listën e PD-së Edi Rama kundër teje do t? i përqëndrojë të gjitha bateritë mediatike të së majtës. Prandaj je ti ai që duhet të më paguash më tepër para mua, jo unë ai që duhet të të paguaj ty.Pastaj po hyre në qeverinë e PD-së nuk kam pse vij natën në zyrën tënde, si atëherë kur ishe ministër i PS-së, por do të vij ditën me diell.
Para zgjedhjeve, Angjelit i ndodhi që të takohet rastësishtme Fatos Nanon, i cili i tha:
-Naçi kam dëgjuar se Edi Rama ka thënë që kur të bëhet Kryeministër, ty do të marrë si këshilltar ekonomik. Kështu bën xhiron e plotë dhe kthehesh në pikën ku e nise me Adil Çarçanin në 1990. E mban mend ditën e parë të punës në Këshillin e Ministrave kur u takuam në zyrën e Niko Gjyzarit dhe t? i ndërruam patkonjtë? Ç? është e vërteta, me Edi Ramën mund t?i mbash patkonjtë si të duash se ai nuk e ka problem me gjatësinë që ka. Nuk m?i ke dhuruar më ato vëllimet me nobelistët në ekonomi që boton ti. Në ç? vëllimke arritur? Nejse, të flasim për gjëra serioze, e di që herën e fundit kur ishanë një buzuk në Athinë, një nga ata specialët, me rezervim, ku ende lejohet të thyhen pjata, dhe po thyeja pjata, më erdhe ndërmend ti dhe më mori malli. Ta kisha dhe Naçin këtu, mendova.
Angjeli instinktivisht vuri dorën mbi kokë sikur të mbrohej nga ndonjë send i fortë që do t? i binte nga lart, se iu kujtuan pjatat që Nano i hidhte dikur në buzukun e Athinës, qëllimisht në atë mënyrë që të binin mbi kokën e tij.
-Ashtu siç është bërë partia jonë tani, ruaj prapanicën jo kokën, -i tha Nano duke ikur.
Në zgjedhjet e qershorit 2013 Angjeli u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fushatës, Naçi iu tha socialistëve të Qarkut të Gjirokastrës se ai do të behej ministër i Financave në qeverinë e ardhshme dhe se ?do t? i rregullonte të gjithë ata?.
-Pyesni për mua, e mbaj fjalën, apo jo.- U thoshte Naçi. Por ai u tërbua kur mësoi që ministër i Financave u bë armiku i tij i vjetër, Shkëlqim Cani.
-Ore po i ka mendtë në vend ky kryetari ynë apo jo? Kush ia jep këto këshilla për emërime? A bëhet ministër në vitin 2013 zëvendësi i Adil Çarçanit?-Thotë Angjeli.
Angjeli harron se ai vetë ka qenë këshilltar i AdilÇarçanit që para se Shkëlqim Cani të behej zëvendëskryeministër në Qeverinë e fundit të Adil Çarçanit, në janar 1991.
Kur i vinë socialist nga Qarku i Gjirokastrës përt? i kërkuar t? i punësonte diku, ose t? u rregullonte ndonjë licencë me leverdi, Naçi iu përgjigjet:
-Eh more vëllezër, çfarë t? ju bëj unë, më lanë jashtë qeverisë, m? i prenë krahët, më turpruan me ju. Por bëni durim se ky qëkanë bërë ministër të Financave nuk ka për ta mbushur vitin dhe atëherë do të vinë ditë të bardha edhe për ne, se me këtë qeveri jemi si në opozitë.
Kur takon Fahri Balliun, Angjeli i thotë:
-Thuaji Doktorit, Lulit që t? i bien më fort kësaj qeveri, se po shkatërron vendin. Edhe ti duhet t? i biesh më fort në gazetën tënde. Sidomos ministrit të Financave, që është ministri më i pazoti i qeverisë.
-Ke të drejtë Caci, por gazeta që të bëhet e fortë kërkon para. Ja unë kam që kur iku Doktori nga qeveria që nuk i kam paguar gazetarët. Gjysmët më kanë ikur fare. Ca njerëz si ty punën e kërkojnë por kanë harruar të paguajnë.
-Atëherë e lemë përsëri 30 milion lekë të vjetra në muaj, si atëherë?- I tha Angjeli.
-Çfarë thua more Caci, kanë ndryshuar kohërat,tarifat! Le që sot flitet me euro, jo me lekë. Për 30 milion lekë të vjetra në muaj nuk bëhet gjë, as tani që kërkon të bëhesh deputet. Dyfishin dhe kjo vetëm për hir të miqësisë sonë të vjetër. Dhe po u bëre ministër ka tarifë tjetër.- I tha Fahri Balliu.
-Po u bëra edhenjë herë ministër, – i tha Angjeli,- hallall t? i kesh sa të më kërkosh!
-Shiko Caci, se unë nuk harroj, do të t? i kujtoj këto fjalë po u ule në kolltukun e ministrit të Financave.- I tha Fahri Balliu.
-More po të hyj edhe një herë në atë zyrë, por po nuk të financova që të bësh televizionin ?55? mos më thënçin Anastas!- I thotë Angjeli.
-Ja këtu nuk më kishte shkuar mendja,- thotë Fahriu, – se ç? ke ca ide të cuditshme ti Caci që më pëlqejnë shumë.
-Po u bëra edhe njëherë ministër, -thotë Angjeli,- thyej rekordin e periudhës së tranzicionit. Vetëm Genc Ruli ma ka kaluar.
-Ai e ka mbyllur karrierën, shef- tha Fahri Balliu!
Angjelit i vjen mirë që Fahri Balliu nisi ta quajëpërsëri ?shef?, për herë të parë pas vitit 2005, megjithatë nuk i durohet pa e ngacmuar:
Mirë o Fahri ti thua se mund të më shërbesh akoma,por kaq i sigurt je ti se i ke punët në rregull për vete.
-Në rregull i kam,- thotë Fahriu,- në partinë timei kam punët më mirë se kurrë, ja dhe i pari i partisë, Doktori, desha të them,Luli, e kuptoi se unë i duhem partisë, dhe më ngarkoi të drejtoj zgjedhjet në parti në rrethim e Pogradecit. Kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jem në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës.
-Mirë o Fahro mirë, por unë kam dëgjuar se do të arrestojnë,- i thotë Naçi.
-Si the, -thotë Fahriu i zverdhur, -kërkon të bësh shaka, do të më marrësh hakun për atë lojën që të kam bërë një herë kur dole ti në opozitë.
-E o Fahri, e, unë dola në opozitë, se ti nuk ke dalë kurrë në opozitë qëkurse ke lindur, – i thotë Naçi, – por thuaji mikut tënd kryeparlamentarit, se ai i gjati të ka në listën e atyre që duhen arrestuar.
Kështu e kalojnë kohën duke thurrur ëndrra e duke u tallur me njëri-tjetrin dy palaçot e tranzicionit.
Deliri politik i Anastas Angjelit ka arritur deri atje, sa ndonëse ka hyrë për herë të parë në Këshillin e Ministrave në 1990,kur kryeministër ishte Adil Çarçani, kërkon që të rikthehet atje në 2014, me kryeministër Edi Ramën!
Madje Angjeli ka nisur të thotë se dueli i tij me Qorrin do të mbarojë vetëm kur ai, Naçi të hyjë përsëri si ministër i Financave në një qeveri socialiste ku Nano nuk do të jetë. Kështu do të mbyllet dueli i nisur në shtator 1990 në zyrën e Niko Gjyzarit. Auditori i parapëlqyer i Angjelit në këto monologje të tij është vartësi i tij në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, Arapi i Fajdeve, i cili i dëgjon me durim të gjitha artikulimet që Angjeli u bën ëndrrave të tij politike dhe i miraton të gjitha.
Që para zgjedhjeve të vitit të kaluar Angjeli kishte hapur fjalë se ai ishte duke shkruar një libër mbi problematikën ekonomike të Shqipërisë, ku ai do të jepte dhe formulën magjike sesi duhet të zhvillohej ekonomikisht Shqipëria. Angjeli kërkonte t? i bënte njerëzit të besonin se gjatë këtyre tetë viteve që ai nuk kishte qenë as deputet dhe as ministër e paska kaluar kohën duke jetuar me shqetësimin për mbarëvajtjen eekonomisë së Shqipërisë, çka nuk ishte aspak shqetësimi i tij kur ishte ministër i ngarkuar me këtë detyrë.
Por Naçi i ngatërroi njerëzit se gjithashtu thoshte se do të botonte ditarin e tij. Nuk merrej vesh se çfarë ishte duke shkruar më pare Naçi, se atij ia merrnin kohën edhe llogaritë e bizneseve të veta. Megjithatë nuk është çudi që këto projekte të qenë duke ecur njëkohësisht se tashmë që Naçi kishte universitetin e vet privat kishte mundësi që të ngarkojë njerëz që të punojnë paralelisht për të dy projektet, ashtu siç ngarkoi profesor Aristotel Panon që të bënte librin ku Naçi vetëm sa vuri emrin si bashkëautor. Kështu i ka bërë punët Angjeli qëkurse ishte në Ndërmarrjen Ushqimore në Sarandë. Libri më në fund u botua në tetor 2013. Ai ishte një libër shumë voluminoz, i trashë dhe me format të madh dhe mbante titullin?Ditari i tranzicionit ekonomik?. Në promovimin e librit, që u mbajt në Hotel?Rogner? përsëri nuk shkoi Kryeministri Rama. Në promovim shkoi vetëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Për çudinë e të ftuarve ceremoninë e hapi Lorenc Vangjeli. Shumë pjesëmarrës pyesnin me habi se ç? lidhje kishteme tranzicionin ekonomik ky njeri që kishte diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe. Por kishte një ironi të madhe në promovimin e librit të Angjelit nga Vangjeli. Se Vangjelii shte në fakt autori i vërtetë i librit të Angjelit. I paguar nga Naçi, Vangjeli kishte mbledhur gjithë fjalimet që kishte mbajtur Naçi si ministër dhe deputet,në parlament, në takime ndërkombëtare ekonomike etj., intervistat e Naçit nëgazeta dhe televizione, titujt më të pëlqyeshëm të gazetave për Naçin, deriedhe foto të ekraneve televizive të huaja ku shfaqej Naçi dhe titrat poshtë flisnin për të. Gjithashtu në libër kishte artikuj të Naçit në gazeta, fotografi të Naçit nga takime me të shtetarë të huaj, leksione të lexuara nga Naçi në Universitete të huaja, etj., etj. Botimi i ditarit i duhej Angjelit për të provuar se ai ishte njohësi më kompetent i ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe i financave në veçanti, kështu që ishte njeriu që i takonte të bëhej përsëri Ministër i Financave.
Kur gazetarët e pyetën Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta se ç? mendim kishte për librin e Naçit, ai duke qenë nën përshtypjet e numrit shumë të madh të fotografive që kishte në librin e Naçit, përfshi dhe fotografi që tregonin gazeta, revista dhe ekraneve televizive ku ishte shfaqur Naçi dhe ishte shkruar për të, ai tha se libri ishte ?një shirit fotografik itranzicionit ekonomik?. Në fjalimin e tij Meta zbuloi edhe ?sekretin? e Naçit, kur tha se sekreti i tij është që nuk ka asnjë thinjë, ndërsa për veten tha se i janë thinjur flokët. Me këto fjalë Meta përsëriti ?gabimin? e Niko Gjyzarit me ?patkonjtë? e Naçit dikur në paradhomën e Adil Çarçanit. Por Meta, i cili është 13 vjeç më i vogël se Naçi, e megjithatë është i thinjur, nuk mund të mos e dijë se?sekreti? i flokëve të zeza të Naçit është boja e flokëve, e blerë në Athinë. Kur mori vesh Fatos Nano se Naçi kishte botuar një libër tjetër, pyeti vetëm për titullin e librit dhe kur mësoi se titulli ishte ?Ditari i tranzicionit ekonomik?, tha shkurt: ?Edhe ditari i Naçit i mungonte tranzicionit!?
Në të vërtetë, Naçi me siguri që ka shkruar librin më të trashë të tranzicionit. Libri me rreth 1500 faqe kishte një format të madh dhe ishte aq i trashë sa p o të viheshin dhjetë libra njëri mbi tjetrin (për nga trashësia) arrihej gjatësia e shtatit të Naçit. Nëse viheshin për së gjati arrihej me pesë libra. Naçi shkaktoi një rrëmujë jo të vogël në Hotel ?Rogner? me transportin e librave të tij, se solli mbi 500 kopje, për të ftuarit. Naçi i kishte vënë librit një çmim aq të lartë, sa Arapi i Fajdeve, që merrej personalisht me shitjen e librit, nuk pati asnjë klient. Edhe ata të cilëve iu a fali librin Naçi u ndjenë shumë të bezdisur sa nuk dinin çfarë të bënin me atë libër aq voluminoz. Vetë z. Meta bëri sikur e harroi librin në mjediset e ?Rognerit?, por një kamerier i zellshëm e ndoqi pas dhe ia dha.
Të ftuarit e ngacmonin Angjelin duke e pyetur nëse kishte pasur ftesë Ministri i Financave për të ardhur në promovimin e librit.
-Unë ftesën ia dërgova, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të vijë.- Përgjigjej Naçi dhe shtonte: Të kishte qenë ndonjë ministër tjetër që ka shkruar ndonjë libër të tillë para meje, epo mirë se do të mendoja që nuk ka paska se ç? të përfitojë nga ky libër, por ky që nuk ka shkruar asnjë libër, nuk mund ta neglizhonte një ngjarje të tillë shkencore. Në Perëndim ministrat e financave i mbajnë mbi tryezën e punës në zyrë librat e akademikëve mbi krizën, kurse këtu te ne është rrumpallë.
Duke qenë se i Naçit i është bërë obsesion që të bëhet edhe një herë ministër, ai thoshte gjatë ceremonisë së promovimit të librit:
-Unë 58 vjeç jam dhe kjo është mosha kur në Perëndim shumë njerëz bëhen për herë të parë ministra.
Angjeli kishte të drejtë këtu, por problemi është se ai ka qenë ministër për herë të parë që në moshën 35 vjeç, dhe në vazhdim mbajti tre portofole të ndryshme ministrore. Në Perëndim kaq përmban karriera politike e një shtatëdhjetëepesëvjeçari. Me bëma si ato të Angjelit, karriera e tij do të quhej përfundimisht e mbyllur në çdo vend tjetër, jo më perëndimor, por në çdo vend të botës, sadopak serioz. Është e vërtetë se në Shqipëri ndodh gjithçka, por pyetja është se përse PS duhet ta riciklojë Angjelin kur ka shumë njerëz të rinj, të cilët nuk bartin mbi shpinë thesin e plehrave politike dhe ministrore të së shkuarës, si Angjeli.
Kur shkon në Athinë, Naçi ankohet me të madhe në takimet me politikanët grekë, në monologje të pafundme, ku ata detyrohen ta dëgjojnë vetëm se drekat dhe darkat në restorante të shtrenjta i paguan Naçi:
-Ja më shikoni mua, sakrifikova pasurinë time për patridhën (?atdheu? në greqisht-Naci kështu quan Greqinë). Patridha na thoshte ne vorio-epirotëve që paratë tona t? i dërgonim në bankat e Qipros, se me këtë bëni dy gjëra të mira na thoshin, edhe Qipron e fuqizojmë si bastion të Helenizmit, edhe paratë i keni të sigurta, se atje ka ligje të arta për atë që duan të vendosin paratë në banka. Unë i dëgjova dhe i humba të gjitha paratë që vendosa në bankat qipriote. Por unë nuk mërzitem, i kam bërë një shërbim patridhës. Si ka thënë ai senatori greko-amerikan, mos pyesni ç? ka bërë patridha për juve, por pyesni veten se cfarë keni bërë ju për patridhën. Si e ka thënë Kennedy? E mo mirë se me siguri që do ta ketë thënë ndonjë grek i vjetër që më parë. Nejse, por edhe patridha kur ka mundësi të bëjë diçka për ne, pse të mos e bëjë. I duhen thënë dy fjalë nga Athina dhe nga ata vëllezërit tanë greko-amerikanë atij të gjatit që kemi ne Kryeministër atje. Se asnjë ministër minoritar grek nuk ka në Qeveri. Prandaj keni të drejtë t? ia thoni.Dhe pastaj kush mund t? i përfaqësojë më mirë se unë grekët në Qeveri. Unë jam anëtar i Akademisë së Shkencave, financier, nuk ka asnjë tjetër si unë në partinë tonë. Ja nëse unë bëhem përsëri Ministër i Financave në Tiranë, a nukdo të jetë në të mirë të patridhës sonë kjo? Por ju mos i thoni emrin tim, pori thoni vetëm se do të ishte mirë që në qeveri të hyjë minoritari grek me kualifikim më të lartë shkencor në ekonomi, se ekonomia është problem kryesor tani.
Fjalët se Angjeli do të bëhet përsëri ministër i ka dëgjuar edhe ish-shefi i kabinetit të tij ministror, Dritan Prifti, i cili i thotë si gjysmë me shaka:
-Naçi, kur të bëhesh ministër do të bëj një ofertë të cilën nuk mund ta refuzosh, për të më bërë mua shef kabineti, që të jemi bashkë përsëri si në kohët e vjetra.
-E përse nuk mund ta refuzoj?- I përgjigjet Angjeli.
-Do ta shikosh vetë se nuk mund ta refuzosh,- I thotë Dritani në mënyrë të mistershme.
Angjelit i ndizet një llampë në tru dhe i thotë si me shaka, por në të vërtetë me ankth:
-Ore se mos ke edhe ndonjë video për mua ti?
-Unë me ty nisa të stërvitem për ta bërë këtë punë,- i përgjigjet Dritan Prifti, edhe ai si gjysmë me shaka, dhe shton: Po të bëjmë një marrëveshje si burrat. Nëse emri im nuk është në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, dhe emri yt është, atëherë ti shkon dhe thua se heq dorë nga kandidimi dhe kërkon që në vendin tënd të jem unë. Ndryshe unë do ta nxjerr videon tënde, ose më saktë videot, se nuk është një.
-Ore me gjithë mend flet ti, apo tallesh?- E ngre zërin Angjeli.
-Ti e di që unë kam dhënë prova për këtë gjë,- ia kthen Dritan Prifti dhe shton duke i treguar një disk. Kështu i kam, të ndara sipas temave: ?Naçi duke bërë seks?, ?Naçi duke bërë korrupsion?, ?Naçi idehur?, ?Naçi duke drekuar me Fahri Balliun?.
Angjeli është shumë i zemëruar edhe me Henri Çilin,të cilin e ka fqinj, se ndërtesa e Universitetit Europian, pronar i të cilit është Henri Çili dhe ndërtesa e Universitetit Mesdhetar të Angjelit, janë ngjitur.
-Le gomari që na ngordhi, por nuk na lenë rehat as mizat! Ky po na prish punë, si do ta heqim qafe? ? I ankohet Angjeli Arapit të Fajdeve.
-Mos u mërzit shef, se me ato kredi prej miliona euro që ka marrë në banka, e ka marrë edhe ai rrugën e Sudes dhe të Rrapush Xhaferrit.- I përgjigjet Arapi.
-Por kur do të falimentojë se na zuri frymën? Mos ndoshta po e ndihmon ky i gjati që të shlyejë kreditë, se janë afruar bashkë?- I thotë Naçi.
-Vetëm në e ndihmoftë Shkëlqim Cani për inatin tënd, se Edi nuk besoj se ka për ta ndihmuar.- I përgjigjet Arapi i Fajdeve.
-Ai e bën vërtet, -thërret Naçi, -e di që më ka zënë vendin që më takon mua, prandaj e bën me kënaqësi çdo gjë që më dëmton mua. Eh, më mirë të jesh në opozitë, se e ke mendjen e mbledhur se kështu edhe me partinë tënde në pushtet, edhe jashtë qeverisë.
Kur dëgjoi arrestimin e Fullanit, Angjeli bëri festë. Tani Naçi është i bindur se i takon atij të zerë vendin e lënë bosh nga Fullani. Në të vërtetë Naçi meriton të jetë me Fullanin në qelinë e tij.
Kreu i qeverise Edi Rama ka publikuar ne rrjetet sociale fot...
Deri në përfundim të Luftës së Parë Botërorore, nuk ekziston...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka thirrur sot në mbremje një takim...
Koalicioni PS-LSI nuk është ndërtuar mirë ndaj po lëkundet. ...
Kandidati i opzitës për kryetar të Bashkisë së Dibrës Sheref...
Festa me 20 veta e organizuar në Orenjë të Çermenikës në Rre...
Një kamikaz i ISIS-it, i moshës mes 12 dhe 13 vjeçe u ndalua...
Një re e madhe tymi, e cila mbulon të gjithë bregun e liqeni...
Një nënë u shqye për së gjalli në një plazh nga një grup pre...
Në zbatim të planit të operacionit për goditjen e veprimtari...
Kundërshton me forcë punonjësin e policisë dhe arrestohet në...
Citynews.al sjell ekskluzivisht videon kur dy hajdutët apo “...
Partia Demokratike në një deklaratë për mediat akuzon kryemi...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, Shkodër...
Policia e Sarandës ka asgjësuar me djegie rreth 3452 rrënjë ...
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Banush Ogi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me nje mesazh ne ...
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklara...
Një skandal ka ndodhur me policinë e Vlorës, qytetari dorëzo...
Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin Vilson S...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...